Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

644 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

EKSKLUZIVE – Zbulohen pamjet e para te logos se re te Interit? “Nike pa dashje ka publikuar nje foto…”

EKSKLUZIVE – Zbulohen pamjet e para te logos se re te Interit? “Nike pa dashje ka publikuar nje foto…”
Inter Club Staff

Vazhdojne te dalin lajme te njepasnjeshme per logon e re te Interit, nje teme kjo shume e nxehte ditet e fundit.

Zikalterit kane menduar nje operacion rebranding per muajin mars, dhe ne kete muaj, qe perkon edhe me ditelindjen e zikalterve, pritet te nderrohet edhe logo.

Emri i klubit do te mbetet i njejte (Fc Internazionale Milano), por do te ndryshoje vetem logo e bashke me te, edhe brandi zikalter.

Inter Milano do te jete thjesht emri qe do te shoqeroje iniciativat e marketingut zikalter neper bote, por vetem kaq.

Nderkohe, Corriere della Sera, duket se ka nxjere ne pah nje foto qe ka qarkulluar shume ne rrjetet sociale.

Sipas tyre, Nike ka publikuar pa dashje nje foto te cilen me pas e ka hequr, ku eshte pare nje produkt zyrtar i klubit me logon e re.

Vihet re ne menyre te dukshme se stema e re do te jete thjeshte nje “IM”, dhe shkronja F dhe C do te hiqen.

Ky do te jete qellimi paresor i Interit, qe klubi te njihet gjithandej me nje emer me te shkurtuar, pra si Inter Milano, edhe pse emri zyrtar do te mbetet i njejti.

Foto me lart eshte edhe foto qe mendohet se eshte bere “leak” nga Nike pa dashje.

A mund te jete vertete kjo logo e re e zikalterve?

(Foto e fundit eshte nje foto ilustruese se si mund te jete fiks logo bazuar ne foto ne publikuar nga Nike).

Burimi: Corriere della Sera.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.