Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

357 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen, cfare fjalesh: “Nuk eshte kapitull i ri, eshte jeta ime qe vazhdon. Pas Interit doja qe te…”

Eriksen, cfare fjalesh: “Nuk eshte kapitull i ri, eshte jeta ime qe vazhdon. Pas Interit doja qe te…”
Inter Club Staff

Nente muaj pas prezences se fundit si titullar ne Danimarke-Finlande, ndeshje qe te gjithe e mbajne mend nga Euro 2020, Eriksen ka zbritur perseri ne fushe nga minuta e pare.

Kjo gje ka ndodhur ne ndeshjen e Premier League te fituar 1-3 nga Brentford ndaj Norwich, duke luajtur 90 minuta.

Kjo edhe fale zgjuarsise teknike dhe taktike te lojtarit danez, i cili ka qene shume i cmuar per ekonomine e lojes se skuadres qe drejtohet nga Thomas Frank.

Nderkohe, Eriksen ka folur per mediat pas ndeshjes duke deklaruar: “Mendoj se nese shton fitoren te ky rikthim nga minuta e pare behet cdo gje e bukur.”

“Jam shume i lumtur. Ka kaluar shume kohe nga hera e fundit, me ka shkuar vertete mire. Thomas me ka kerkuar nese isha gati te luaja 90 minuta dhe i kam thene qe per mua nuk do te ishte nje problem.”

“Ndihem mire, po stervitem shume dhe bej pjese ne kete skuader prej shume javesh e kjo gje me ndihmon shume.”

“Pas Interit doja qe te vendosja ne rrugen e duhur karrieren time dhe prandaj jam ketu, per te ndihmuar Brentford per te qendruar lart, por edhe per te vendosur karrieren time futbollistike ne rrugen e duhur.”

“Nuk do te thoja se eshte nje kapitull i ri, por mendoj se eshte vetem jeta ime qe vazhdon. Kam pasur nje problem kardiak, me jane dashur disa muaj qe te vendosja cdo gje ne rregull edhe me familjen time dhe tani jam normal, si une dhe familja ime.”

“Faleminderit te gjitheve atyre qe i kane qendruar prane familjareve te mi dhe mua. Jam shume i lumtur sot.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.