Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

613 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Inter, pas Sensit eshte gati edhe nje shitje tjeter? “Me sa duket nje tjeter lojtar mund te ike te Lazio sepse…”

E FUNDIT – Inter, pas Sensit eshte gati edhe nje shitje tjeter? “Me sa duket nje tjeter lojtar mund te ike te Lazio sepse…”
Inter Club Staff

Inzaghi ka folur qarte: ai do te mbante me deshire Matias Vecino deri ne fund te sezonit sepse beson te lojtari.

Uruguajani ka pasur kohe qe te mendoje dhe ka vendosur qe do te qendroje te Interi deri ne qershor per tu larguar me zero, por duket se dicka qe ka ndodhur kohet e fundit mund te ndryshoje gjithcka.

“Behet fjale per Sarrin, qe me sa duket ka folur me te dhe e ka bere te nderroje mendim per kete gje qe kishte vendosur.”

Kete e zbulon La Gazzetta dello Sport, e cila tregon: “Vecino eshte nje hap larg Interit sepse Inzaghi nuk e sheh aspak si te gatshem per titullar.”

“Me pak fjale, sidomos qe ai tani eshte ne gjashte muajt e fundit te Interi, zikalterit nuk e shohin as si nje lojtar te vlefshem per te ardhmen.”

“Nga ana e tij, ai ka pritur nje klub me nivel sepse deri me tani ate e kane kerkuar Genoa dhe Cagliari, dy klube ne lufte per te mos rene ne Serie B.”

“Nderkohe, te Lazio ndodhet mesuesi i tij qe e ka ndihmuar jo pak ne kohen e tij te Empoli kur u be edhe i famshem.”

“Ne kete moment nuk ka asgje te sigurt, sepse Lazio per te marre Vecinon do duhet te beje edhe nje sakrifice te rendesishme per sa i perket pages.”

“Por nese Lazio paguan aq sa do Inter, Vecino mund te behet direkt lojtari i dyte ne mesfushe qe mund te largohet ne kete merkato nga Interi pas Sensit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.