Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

620 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Eriksen dergon nje mesazh per Conten? “Do te me kishte pelqyer te luaja me shume. Mendoj se eshte e veshtire…”

Eriksen dergon nje mesazh per Conten? “Do te me kishte pelqyer te luaja me shume. Mendoj se eshte e veshtire…”
Inter Club Staff

Ai qe sapo eshte mbyllur, ka qene sezoni me i mire ndonjehere i Interit qe pas vitit 2011 ku zikalrerit dolen te dytet.

Skuadra e drejtuar nga Antonio Conte doli vetem nje pike larg Juventusit dhe shkoi deri ne finale te Europa League ku me pas humbi me Sevilla.

Natyrisht qe ne sezonin e ri do te tentohet te behet me mire, e mbase ne qender te projektit do te jete pikerisht nje lojtar si Christian Eriksen.

Ai ka pasur shume pak hapsire ne ndeshjet e fundit por nuk eshte shprehur aspak i penduar per vendimin per te ardhur tek Interi pak ore me pare ne nje interviste te dhene per nje media vendase.

“A do kisha pasur qef te luaja me shume? Natyrisht qe po. Do te me pelqente te kisha luajtur disa minuta me shume dhe te tregoja ndonje gje me shume.”

“Por edhe njehere e them se eshte vendimi i tranjerit ky. Ai vendos se kush duhet te luaje.”

“Ne kemi fituar nje shifer te larte pikesh kete sezon, kemi fituar nje numer te larte ndeshjesh dhe kemi shenuar shume. Me shume nga sa kemi bere me pare.”

“Kemi arritur deri ne finale te Europa League ku nuk arrihej prej shume vitesh. Prandaj, eshte e veshtire ti kerkosh dicka tranjerit kur gjerat shkojne mire.”

“Sa me shume minuta fiton, aq me shume mund te tregosh. Por edhe njehere, natyrisht qe mund te behej me mire, por ne fund mendoj se eshte e veshtire te nderrosh nje skuader qe fiton. Tani fillon cdo gje nga e para. Mezi po e pres sezonin e ri.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.