Inter, eshte java e se vertetes: “Marotta po tenton gjithcka per te mbyllur tre goditje: ja detajet.”
“Do te jete nje Inter me ekspert, me shume lidership dhe me nje karte identiteti… me te vjeter dhe qe te henen do te filloje sezonin 2020-2021.”
Hapet keshtu artikulli i Corriere dello Sport per Interin e ri, qe te henen do te filloje te pergatise keshtu sezonin e ri.
Ne takimin ne Villa Bellini, presidenti Zhang i ka shpjeguar te gjitheve guiden per kete merkato dhe pamundesine per te bere blerje te cmendura nese nuk do te kete plusvalenca e te mjaftueshme.
Pikerisht per kete arsye eshte vendosur qe te besohet te emra me eksperte si Kolarov apo edhe Arturo Vidal.
🚨- KOHA ËSHTË TANI! 👇
– 12 ditë nga mbyllja e anëtarësimeve! ⏰
Eja dhe bëhu një anëtar zyrtar i Interit në Shqipëri: të qënit pjesë e familjes zikaltër është një gjest dashurie ndaj klubit të zemres! 🖤💙
Për çdo pyetje mund të na shkruani në WhatsApp: +355695651111! 📱 pic.twitter.com/1Xk9ab0ZJY
— Inter Club Albania (@InterClubAlb) September 4, 2020
KOLAROV DHE VIDAL – “Per sa i perket serbit, Interi eshte shume e qete sepse marreveshja eshte mbyllur si me lojtarin dhe me Romen.
Tani pritet qe ai te luaje ndeshjen e fundit me kombetaren dhe do te jete ne Milano te henen ose te marten per te firmosur.
Ndryshe diskutimi per Vidal: kiliani ka nje marreveshje me Interin por agjenti eshte ne pune per te gjetur nje marreveshje edhe me Barcelonen per tu larguar.
Interi po tenton nje Sanchez-bis:
“Barcelona mbi Lautaro Martinez nuk ka ngritur akoma flamurin e bardhe nderkohe dhe deshiron qe nese nuk fut dot Arturo Vidal ne kete tratative, te fuse ndonje tjeter, por te negociohet ne te njejten kohe me te dy.”
“Felicevich eshte i bindur nga ana e tij se shume shpejt ai do e sjelle ne Milano lojtarin qe aq shume kerkon Conte”, komenton Corriere dello Sport.
DARMIAN – “Nje tjeter lojtar qe do te jete shume shpejt nen urdhrat e Contes eshte pikerisht Matteo Darmian, nje njohje dhe pelqim i vjeter i Contes qe nga koherat e kombetares.”
“Interi ka qene klubi qe ka drejtuar operacionin qe solli lojtarin ne Itali tek Parma, sepse ka ndihmuar Parmen duke i premtuar se do ta bleje ate pas nje sezoni.”
“Ne janar dukej se operacioni mund te afrohej, por nuk u be asgje.”
“Ne kete moment, nese nuk do te kete dicka te papritur, ai qe javen e ardhshme mund te takoje shoket e ri ne Appiano.”
“Keshtu Interi po tenton me ne krye Marotten qe ne dispozicion te Contes qe kete jave te jene tre blerje: Vidal, Kolarov dhe Darmian.”