Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

628 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Branca zbulon gjithcka: “Tripleta? Shume nuk e kane kuptuar, por ajo erdhi vetem per nje arsye: nga shitja e…”

Branca zbulon gjithcka: “Tripleta? Shume nuk e kane kuptuar, por ajo erdhi vetem per nje arsye: nga shitja e…”
Inter Club Staff

Ish-sulmuesi dhe ish-drejtori teknik i Interit, Marco Branca, ka dhene nje interviste te gjate per te perditshmen italiane La Repubblica.

Ai ka qene protagonist tek Interi qe prej 2003 deri ne 2014, kur era Moratti perfundoi dhe ai u largua nga klubi.

Keto jane fjalet e tij: 

“Strategjia e duhur tek Interi? Absolutisht po. Vitin e kaluar kane ardhur lojtare te rinj dhe interesant si Barella dhje Sensi.”

“Tani eshte e drejte qe Interi te kerkoje lojtare me eksperience me te madhe per te bere nje skuader fituese.”

“Ne kete sezon Interi ka nje shans teper te madh per te luftuar me Juventusin per kampionatin. Agnelli ka bere nje bast te forte me Pirlon.”

“Ai eshte nje njeri i madh dhe une besoj do beje mir edhe si tranjer, por mungesa e eksperiences ne ate rol mendoj se do beje Interin te perfitoje. Interi duhet te perfitoje me patjeter.”

E imagjinon nje lufte dyshe per kampionatin?

“Eshte edhe Napoli. Gattuso po ben nje pune shume te mire. Varet shume se si do i integroje blerjet e reja.”

“Per pozicionet e larta te klasifikimit, duhet te numerojme edhe Lazion ku pres te beje edhe nje sezon tjeter te madh.”

Endrra e merkatos ne mesfushe per Interin eshte Kante. Nje lojtar qe mund te spostoje vertete ekuilibrat ky? Si mendon?

“Absolutisht. Ai vrapon per tre persona. Ka vuajtur pak ne periudhen e futbollit pa tifoze, por per shume sezone ka treguar se eshte shume i forte.”

“Me te miren e tij e ka dhene me Ranierin kur ishte te Leicester. Sarri ka bere nje eksperiment me interesant me te, duke e spostuar me para pastaj.”

Mendon te ideja se Messi mund te shkoje tek Interi?

“Per operacione me kosto kaq te larta, deri ne momentin e fundit, nuk thua dot asgje me siguri.”

“Por nese largohet nga Barcelona, e shoh me shume te Manchester City ku ka Guardiolen se sa diku tjeter.”

Antonio Conte te kujton ndonje nga tranjeret tek Interi kur ti ke qene aty?

“Me siguri Roberto Mancinin. Ka pasion, merr pjese ne menyr emotive ne ceshtjet e skuadres, eshte nje motivator.”

“Jane karaktere pozitive dhe ata te bejne te fitosh medalje. Si Mancini, Conte po kerkon qe nepermjet deklaratave dhe sjelljeve te beje Interin te rritet akoma me shume.”

Conte ka dicka te ngjashme me Mourinhon?

“Sinqerisht mendoj se jo. Asnje tranjer nuk i ngjan Jose. Ai programon gjithcka. Qe te fusha e deri tek qendra sportive deri te komunikimi. Nuk e sulmon dot per asgje.”

“Krijon nje lloj mbulese te skuadra ku asnje kritike nuk futet dot. Merr vendimet e duhura ne periudhen me te shpejte kohore. Ka qene nje privilegj te punoja me te.”

Massimo Moratti thote se Mourinho eshte tranjeri i vetem qe nuk i ka kerkuar asnje lojtar pervec Quaresmes. Me ty, si ishte? Te kerkonte lojtare dhe emrat qe donte?

“Shume pak. Por e ka bere gjithmone me shume perulesi. Nuk ka kerkuar asgje me agresivitet. Ishte i bindur dhe mendoj se eshte i tille akoma.”

“Nje tranjer i madh duhet te dije te fitoje me lojtaret qe ka. Na tha te merrnim Quaresmen, e vertete.”

“Ne e morem. Por me foli mire edhe per Deco dhe Carvalho, qe i kishte pasur tek Chelsea.”

“I thashe qe une kisha ide te tjera (Sneijder dhe Lucio) dhe ai nuk e mori aspak keq. Perkundrazi. E pranoi. Jose di te degjoje.”

Ke more ti ne vend te Deco dhe Carvalho?

“Lucio, 5 milione euro nga Bayern, duke pare se Van Gaal nuk e fuste ne loje. E shiko pastaj, pikerisht ne finalen e Champions u perballem me Bayern Munich.”

“Shpenzuam 15 milione per Sneijder me vone, qe kishte prishur mardheniet me Real Madrid.”

“Ne finale luajti pikerisht ne Madrid. E binda Wesleyn te vinte tek ne, fale dickaje apo dikujt qe nuk dua ta premend ketu tani. Eshte nje sekret i vogel i imi.”

Nese do te kishte qene Fair Play Financiar, do e kishit fituar ndonjehere Tripleten?

“Tripleta? Shume nuk e kane kuptuar, por ajo erdhi vetem per nje arsye.”

“Absolutisht po. Tripleta erdhi fale lojtareve te blere fale shitjes se nje lojtari te vetem: Ibrahimovic te Barcelona.”

“Ashtu krijuam nje grup te mire dhe te motivuar. Milito dhe Thiago Mota donin te tregonin se meritonin Interin, nje klub te madh.”

“Eto’o e kishim ndjekur prej vitesh qe donte ti tregonte Barcelones qe gaboi. Pandev erdhi pasi prishi mardheniet me Lazion e nuk luante prej kohesh. Kishte te bente shume grupi ne ate rast.”

Keshtu ndodhi nje revolucion.

“Ndryshuam gjashte titullare ne ate sezon duke mbajtur vtem Zanetti, Maicon, Cambiasso dhe Stankovic.”

“Fituam edhe pse revolucionarizuam. Kjo sepse kishim nje klub solid, nje mentalitet fitues dhe nje tranjer te madh.”

Ajo e Tripletes ishte nje skuader mesatarisht e plakur. Mendon se ishte viti i duhur ne 2010 te shitesh ndonje nga heronjte?

“Te gjykosh me mendjen e tanishme, nuk ka sens. Ne 2010-2011 ishim te dytet dhe fituam Kupen e Italise.”

“Pastaj eshte e vertete, cikli perfundoi, por presidenti im i madh e kuptoi qe edhe rrugetimi i tij tek Interi kishte perfunduar edhe pse nuk flitej shume ne ate kohe.”

“Une e kuptova nder te paret dhe ishte shume e dhimbshme. Pastaj lojtaret e Interit pas Tripletes nuk donin te iknin aspak.”

“Nderkohe, edhe ne nuk donim ti shisnin sepse ishin me te miret ne bote. Ndiheshim nje familje. Pertej fitoreve ishim te bashkuar nga vlerat njerezore dhe sportive.”

“Por kur e kthen koken pas tani, e thjeshte te themi duhej shitur ai, duhej shitur ky. Askush nuk mendon dot me mendjen e 2010, sapo kishim fituar nje Triplete…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.