Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

612 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Mancini do vetem Inter-in: kane filluar kontaktet e para nga Ausilio me lojtarin dhe me…

FcIN – Mancini do vetem Inter-in: kane filluar kontaktet e para nga Ausilio me lojtarin dhe me…
Ardis
  • On 13/11/2018, 19:52

Gianluca Mancini do vetem Inter-in e asnje skuader tjeter ne Itali. 

Sipas asaj qe konstaton FcInterNews.it, mbrojtesi i vitlindjes 1996, te ardhmen e tij e shikon serish zikalter, kesaj rradhe milaneze.

Deshira e ish lojtarit te Perugia-s eshte qe te ndjeke hapat e Marco Materazzi-t, sponsori i tij tek shoqeria zikalter, te vije dhe te veshe numrin 23 te Beneamata-s.

Mancini eshte nje tifoz i cmendur i Interit dhe rrjedh nga nje familje interiste.

Idhulli i tij me i madh eshte Marco Materazzi dhe madje ai ka tatuazh edhe numrin 23 ne nder te mbrojtesit legjendar te Interit.

Nje projekt ne te cilen palet tashme po punojne per merkaton ne vere, te vetedijshem se pronari Antonio Percassi do te kerkoje per kartonin e tij rreth 20-25 milione €.

Nje shifer jo ekonomike, por qe klubi i rruges Vittorio Emanuele II mund te diskutoje ne tavolinen e tratativave duke pasur edhe pelqimin e lojtarit, interist qekur ishte femije dhe i gatshem te mos degjoje oferta te tjera, midis tyre edhe oferta e Rome-s.

Gjithesesi dihen mardheniet shume te mira te Interit me drejtuesit e Atalantes dhe nese zikalterit do te duan me te vertete sherbimet e Mancinit, mund te arrijne pa problem tek ato.

Gjithcka pritet te diskutohet ne vere sepse duhet pare edhe sezoni i Mancinit se si do te vijoje me tej.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.