FcIN zbulon gjithcka: “Sapo ka mberritur ne Milano agjenti i super talentit per te folur me Marotten.”
Me sa duket vazhdon rrugetimi i rendesishem i Fernando Hidalgo, agjentit te njohur me origjine argjentinase.
Sipas te rejave te fundit te treguara nga mediat italiane, Hidalgo sapo ka mberritur ne Milano vetem pak ore me pare.
“Ashtu si kemi treguar edhe dite me pare, Fernando Hidalgo eshte agjenti i Julian Alvarez, super talenti argjentinas qe ka bere gjysmen e Europes ta ndjeke nga afer.”
“Ai me talentin e tij ka bere shume ndeshje te mira me skuadren e River Plate dhe mendohet se kjo vere eshte momenti i duhur per tu larguar.”
“Gjithmone sipas asaj qe kemi marre vesh – tregon Fc Inter News – agjenti i tij ka filluar kete tur ne Europe nga Manchester United.”
“Me pas ai ka shkuar ne Madrid ku ka folur me drejtuesit e Atletico Madrid dhe tani sapo ka mberritur ne Milano.”
“Do te takohet me drejtuesit e Interit, por edhe me ndermjetesues te ndryshem qe kane kohe qe punojne per nje transferim te lojtarit ne Milano.”
“Alverez ne kete moment ka nje klauzole prej 20 milione eurosh, por ai eshte edhe ne skadence kontrate ne 31 dhjetor 2022. Prandaj Interi mund ta perdore kete karte per te ulur cmimin. Ai eshte ndjekur nga afer edhe nga Dario Baccin. Pritet qe Hidalgo te kete nje takim edhe me Marotten gjate ketyre diteve.”