Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

616 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Miratohet protokolli i ri ne Serie A: “Ja cfare ndodh me skuadrat e prekura nga virusi: kush i ka…”

ZYRTARE – Miratohet protokolli i ri ne Serie A: “Ja cfare ndodh me skuadrat e prekura nga virusi: kush i ka…”
Inter Club Staff

Ashtu si u paralajmerua nga Beppe Marotta pak ore me pare ne Bologna, Lega e Serie A ka stiluar nje protokoll te ri per te evituar te gjitha situatat absurde nga rastet me Covid19.

Keto jane kater pikat qe jane nderruar keshtu ne rregulloren e pergjithshme te Serie A dhe protokolli i ri eshte shume i qarte tashme.

Pika 1 – Ne rast se nje ose me shume lojtare do te dalin pozitiv me virus, ndeshja do te luhet nese skuadra ne fjale ka te pakten 13 lojare (ku njeri prej tyre duhet te jete portier).

Keta lojtare mund te jene nga skuadra e pare ose nga skuadra e Primaveres dhe qe te mos kene lindur me vone se 31 dhjetori 2003. Te gjithe keta duhet te kene dale negativ nga testet per virusin.

Pika e 2 – Nese nje klub nuk ka kete numer minimal lojtaresh qe kerkohet ne piken nje, Liga e Serie A do te marre masat per te shtyre ndeshjen.

Pika e 3 – Nese klubi eshte ne gjendje qe te kete numrin minimal te lojtareve por ai klub nuk pranon te luaje, atehere do te denohet sipas sanksionit te nenit 53 (humbje e ndeshjes ne tavoline).

Pika e 4 – Cdo klub, pas miratimit te kesaj rregullore, duhet qe te dergoje te gjithe dokumentacionin e kerkuar gjithmone perpara mesnates se dites pasardhese kur ka ndeshje.

Keshtu, me fjale te tjera, tashme nuk do te shtyhet me asnje ndeshje ne rast se skuadra do te kete lojtare pozitiv.

Mjafton qe nje skuader te beje bashke 13 lojtare nga skuadra e pare dhe Primavera ku njeri te jete portier dhe ndeshja do te luhet normalisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.