Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

500 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fiorentina, tranjeri Italiano e pranon: “Duhet thene: Interi na futi friken. Ishte e pamundur ta…”

Fiorentina, tranjeri Italiano e pranon: “Duhet thene: Interi na futi friken. Ishte e pamundur ta…”
Inter Club Staff

Teper i merzitur dhe me shume pengje. Ky ishte Vincenzo Italiano, tranjeri i Fiorentines pas ndeshjes se djeshme.

Ai pa skuadren e tij te luante nje pjese te pare shume te mire por me pas Fiorentina u dorezua perballe forces se Interit.

“Duhet pare gota gjysme plot. Per rreth 70 minuta ne ishim ne lartesine e Kampioneve te Italise, kishim edhe rastin per 2-0.”

“Por duke mos konkretizuar, dolen ne pah te gjitha kualitetet e nje skuadre si Interi qe eshte e mbushur plot me kampione.”

“Mua me vjen keq, sepse duke mos shenuar dot, duhet thene se Interi na frikesoi. Ishte e pamundur te ragoje perballe tyre pas golit qe shenuan. Fituan besim dhe ne humbem pak.”

“Objektivi? Te fitojme sa me shume pike. Per menyren si i kemi perjetuar vitet e fundit, nuk mund te mos kemi kualitet ne fushe.”

“Ne pjesen e pare per shembull ne e mbajtem shume larg Interin. Ata u afruan pak here ne porten tone por ne te dyten na mbyten me ritmin e tyre.”

“Sa keq, sepse ndeshja ishte e mire nga ne. Mund te kishte qene e rendesishme te merrnim ndonje pike ne shtepi sot.”

“Nico Gonzales? Ai jep gjithmone shpirtin ne fushen e lojes. Ne 10 minutat e fundit mund te kishim tentuar dicka, por ai e ka kuptuar gabimin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.