Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

932 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Garlando: “Mazzarri, duhet te futesh te luaje me shume Kovacic! Jo vetem qe te shpetoje pankinen: meriton vemendje edhe klubi”

Garlando: “Mazzarri, duhet te futesh te luaje me shume Kovacic! Jo vetem qe te shpetoje pankinen: meriton vemendje edhe klubi”
Ardis
  • On 02/04/2014, 12:49

Kolegu Luigi Garlando analizon momentin e zi te milanezeve duke e fokusuar vemendjen tek dy te rinjte si Kovacic dhe Cristante“Ne pamje te pare, populli interist zbulon nje mediano qe driblonte me nje te prekur (nje element i rralle, nje tregues i persosmerise) dhe i shmanget presionit si nje fantazem gjithmone ne drejtim te qeillimit. Ne kete kampionat Kovacic ka qene titullar 8 here, maksimumi 3 here rresht. Te henen ka qendruar ne pankine ndersa aktivizohej Zanetti (40 vjec), i ulur ne krah te riut Ranocchia qe shikonte Samuel (36) qe mundohej te kapte topin mbrapa Emeghara. Nese ky sezon poshterues i milanezeve mund te kete akoma nje kuptim te larte eshte pikerisht ketu: ne vleresimin e te rinjve qe mund te ndertojne nje te ardhme ndryshe. Cristante dhe Kovacic jane talente te vertete. Nuk mund te mos te aktivizohen dhe te shohim ne fushe Essien dhe Kuzmanovic qe shume pak kane dhene ndaj kauzes. Vleresim do te thote te aktivizosh ne skuader per me shume se tre ndeshje te njepasnjeshme, te blinduar me prova kurajoze te besimit, te tipit Guidolin me Scuffet, te pranosh gabimet dhe ta mbrosh ne vend qe ta sulmosh publikisht nese gabojne nje detyre kunder Juventusit. Mazzarri dhe Seedorf duhet te shikojne pertej: vendi ne klasifikim per ne Europe nuk eshte gjithcka. Te shpetosh pankinen nuk duhet te jete motivimi i vetem, meritojne vemendje edhe e mira e klubit, e ardhmja e tij, interesat e perbashketa. Edhe sepse Barbara dhe Thohir nuk humbin rastin per te krijuar nje skuader me te re ne moshe. Futuni ne loje keta djelmosha”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.