Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 8, 2022

Scroll to top

Top

261 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur italian nuk permbahet ndaj Contes: “Me gjeni pak arsyen e kesaj qe do ju them: Hakimi…

Gazetari i njohur italian nuk permbahet ndaj Contes: “Me gjeni pak arsyen e kesaj qe do ju them: Hakimi…
Inter Club Staff

Gazetari i njohur Riccardo Trevisani ka folur per Sky Sport ne prezantimin e djeshem te Interit ku eshte folur pak per Serie A.

Ai eshte ndalur me se shumti te ndeshja Atalanta-Inter, nje ndeshje kjo qe eshte barazuar nga zikalterit e Contes.

“Atalanta ne krah te ben keq, prandaj kjo ideja e mbulimit ka pasur pak sens. Por nuk mund ta pranoj si zgjedhje.”

“Si ka mundesi qe ti si skuader investon nje pasuri te tere per nje si Hakimi dhe ai e gjen veten zevendesues ne nje nga ndeshjet me te rendesishme te sezonit.”

“Interi Hakimin e ka pike te forte, atehere pse te lihet jashte ne diten kur Gosens nuk eshte? Apo nuk eshte keshtu?”

“Interi ka shume problematika per te zgjidhur e nuk duhet te shtohet edhe nje tjeter. Ka probleme ne sulm dhe ne krah.”

“Lukaku u fut ndaj Atalantes, por dukej sikur nuk ishte aty fizikisht. Skriniar ka rol te rendesishem, por vitin e kaluar nuk ka bere ndonje kampionat te madh.”

“Conte pret qe Interi te kete killer instict, pret nga Vidal qe ta kete kete cilesi, por ai ka arritur ne 10 gola te gabuar ne 10 ndeshje, apo gabohem? Nuk njihet me.”

“E te gjithe jane gola te rendesishem. Problemi i pak fitoreve eshte edhe i Vidal. Me Atalanten ai ka bere nje nga paraqitjet me te dobta te ketij viti.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.