Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,487 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Plani i Suning per Interin!

Plani i Suning per Interin!
  • On 09/03/2017, 19:59

INVESTIME:

– Blerja e 68.55% te aksioneve te klubit per nje shume prej 270 milion euro. Suning gjithashtu beri te mundur shlyerjen e borxhit te klubit i cili ishte rreth 309 milion euro.

– U pagua kredia 180 milion euro e cila ishte marre nga Thohir, ku 131.6 mil euro ishte principali dhe pjesa tjeter ishte interesi bankar.

– Grupi Suning gjithashtu beri disa blerje te lojtareve perfshire ketu: Candreva, Gabigol, Joao Mario dhe Gagliardini, per nje shume afro 130 milion euro. Gjithashtu u shperblye ekipi me nje shume te majme, per fitoret rrjesht te arritura ne fillim te vitit 2017.

– Gjithashtu u arrit nje marreveshje prej 15 milion euro per sponsorizimin e Pinetina-s dhe fanellave te lojtareve.

Plani i Suning per Interin

– OBJEKTIVAT:

1. Parakalimi i Milanit persa i perket numrit te fansave ne Azi:

– Veren e kaluar sipas statistikave, Interi rezultonte te kishte 311 milion tifoze ne te gjithe boten, ku 148 milion te tyre ishin nga kontinenti Aziatik. Me keto shifra Interi renditej ne vendin e 9 ne bote per numrin e tifozeve ne bote dhe ne vendin e 4 per zonen Aziatike. Gjithsesi, pavaresisht ketyre shifrave shume te larta, Milani rezultoi te kishte me shume fansa se Interi ne Azi. Pikerisht permbysja e ketij raporti eshte nje nga synimet e Suning.

2. Reklamimi i ekipit ne Azi nepermjet investimeve mediatike: – Suning po punon shume fort ne kete drejtim. Sponsorizimet e bera nga Suning.com si dhe transmetimi i Inter Channel nepermjet kanalit televiziv PPTV ne Kine po sjellin benefite te medha, duke pasur parasysh ketu edhe faktinl qe ekipi do te kryeje dhe nje turne veror ne Kine.

3. Rritja e numrit te sponsorave: – Nje marreveshje teper e rendesishme per sponsorizim do te prezantohet se shpejti. E drejta e imazhit te lojtareve do ti shitet nje kompanie kineze per 5 milion euro, e cila do t’i perdore keto te drejta per marketingun e Interit ne Kine.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.