Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

417 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazetari i njohur nuk permbahet: “A e pate dje Milan-Roma? Po Inter-Juve? Nje skandal i vertete qe nje…”

Gazetari i njohur nuk permbahet: “A e pate dje Milan-Roma? Po Inter-Juve? Nje skandal i vertete qe nje…”
Inter Club Staff

Ne editorialin e tij per Corriere dello Sport, Ivan Zazzaroni (shenojeni, sepse kjo eshte dicka e re) ka dale ne mbrojtje te Interit.

Ai ka folur per ate qe ka ndodhur ne Roma-Milan dhe per arbitrin e ndeshjes, qe ka favorizuar hapur skuadren e dyte te Milanos.

Keto kane qene fjalet e tij: “Kemi perfunduar ne nje futboll ku arbitrat ndryshojne rregullat dhe mendimet jave pas jave.”

“Ajo qe ishte e mire dje nuk eshte e mire sot dhe ajo qe po denohet sot, me shume mundesi nuk do te denohet me neser.”

“E kam fjalen per ate nderhyrje te Kjaer ndaj Pellegrinit ne fund te ndeshjes. Ishte nje prekje identike me ate te Dumfries ndaj Alex Sandro te dielen e kaluar.”

“Cfare po ndodh? Perse ajo u dha dhe kjo nuk u dha? Ku eshte metri i gjykimit ne kete rast? Cfare duhet te bejne skuadrat?”

“Ne shume raste, rregullat jane interpretuar sipas qefit te arbitrave dhe nuk jane respektuar lojtaret, skuadrat dhe tranjeret. Kane perfunduar duke marre edhe kartona te kuq.”

“Perfundimi eshte se nuk po kuptojme me asgje. Ka shume konfuzion. Tifozet nderkohe shohin. Nese futbolli do te vendoset nga arbitrat, e veshtire duket e ardhmja… Nje skandal i vertete qe nje arbiter e mendon ndryshe dhe nje tjeter ndryshe. Duket nje kaos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.