Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

650 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – A e dini sa shume do i kushtonte Interit nje shkarkim i Spallettit? Nje mal me para!

Gazzetta – A e dini sa shume do i kushtonte Interit nje shkarkim i Spallettit? Nje mal me para!
Inter Club Staff

Eshte shume interesant shkrimi i Gazzetta dello Sport sot per nje shkarkim te mundshem te Spallettit ne fund te sezonit. 

Sipas tyre nje largim i parakohshem i Luciano Spallettit dhe stafit te tij qe kane kontraten ne skadence ne vitin 2021 do i kushtonte Interit nje mal me para.

Gjithesesi, kjo gje nuk do e ndaloje Steven Zhang per ta zevendesuar tranjerin nese do te jete nevoja ne fund te sezonit.

E siguron Gazzetta dello Sport ne faqet e saj e cila tregon shifrat dhe planet e Interit: 

“Arritja e Champions League perseri edhe kete sezon eshte shume e rendesishme per te ardhmen e Interit dhe ceshtja Icardi dhe fakti qe klub i ka qendruar prane tranjerit eshte nje tregues i qarte se jane bere te gjitha perpjekjet per te mbajtur skuadren e bashkuar per te arritur objektivin.”

Por ne te njejten kohe, Beppe Marotta eshte shume i kujdesshem per te ardhmen dhe ka nje liste me tranjere te mundshem qe mund te zevendesojne Spallettin tek Interi.”

“Ne keto jave, emri me i perfolur eshte ai i Antonio Contes por nuk kane munguar as lajmet per Allegrin apo per kandidaturen e Jose Mourinhos qe ze vend tek nostalgjiket e tripletes.”

“Gjithesesi tani duhet lexuar situata me kujdes sepse pankina te medha ne kete moment bosh nuk ka dhe Interi eshte nje pankine shume ambicioze per cdo tranjer te lire: si per Moun e si per Conten.”

“Prandaj drejtuesit zikalter po e ndjekin me shume kujdes situaten: kush pretendon majat e futbollit boteror, nuk mund te qendroje duke bere llogarite se sa mund ti kushtoje shkarkimi i tranjerit qe per hir te vertetes Interi do i kushtoje shume nese vendos ta shkerkoje Spallettin ne fund te sezonit.”

“Shifra qe zikalterit do te paguanin ne rast te ndarjes se parakohshme eshte e barazvlefshme me nje goditje te rendesishme ne merkato: plot 25 milione euro.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.