Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

319 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta, cfare sulmi ndaj Contes: “Nje viktime. A e pate Atalanten? Ja levizja qe beri Gasperini ndaj Liverpool…”

Gazzetta, cfare sulmi ndaj Contes: “Nje viktime. A e pate Atalanten? Ja levizja qe beri Gasperini ndaj Liverpool…”
Inter Club Staff

Ndermjet fajtoreve te humbjes se Interit ndaj Real Madrid, kesaj radhe ka perfunduar edhe Antonio Conte.

Kritika paresore ndaj tranjerit zikalter, eshte ajo qe ai pothuajse asnjehere nuk e ndryshon aspektin taktik te skuadres se tij.

Sipas La Gazzetta dello Sport, ai ka mbetur nje viktime e dogmave te tij. E perditshmja italiane ka vazhduar edhe me tej ne idene e saj.

“Kur Interi arrin te mbaje ritmin e larte, kur ben presing te forte, arrin te jete shume e rrezikshme, edhe ne linja loje te parashikueshme.”

“Por kur eshte si tani, dhe kur ul ritmin, aty dalin shume probleme strukturale ne skuadren e Contes. Ky i fundit eshte besnik i dogmave te tij.”

“Por e ka shume te veshtire te fuse ide te reja. Edhe Atalanta nuk eshte ne TOP te formes se saj. Por pardje Gasperini ama ka ndryshuar kartat komplet.”

“Nxori sulmuesat ne pah dhe ndeshkoi Anfield. Kete e beri qe te rriste kualitetin dhe te pershtatej me kupat Europiane.”

“Eriksen per shembull, duket njeriu i duhur per ndeshje te tilla. Cfare kuptimi kishin ato 4 minuta dje? Kur nje lojtar deshton, e sidomos ne rastin e tij, nuk eshte kurre vetem faji i lojtarit.”

“Keshtu si nuk mund te jete faji i Hakimit, qe ka pesuar nje inevolucion te dukshem. Mbase duhet pare nese principet e lojes se Contes, qe kerkon me shume lojtare muskulore se sa teknike, kane te bejne apo jo me fatin e paket qe ai ka pasur gjithmone ne Europe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.