Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson: “Inter, nje zgjedhje e Inzaghit sot mund te ndikoje negativisht te gjithe sezoni: nese…”

Gazzetta frikeson: “Inter, nje zgjedhje e Inzaghit sot mund te ndikoje negativisht te gjithe sezoni: nese…”
Inter Club Staff

“Le te themi se Inzaghi ka vendosur te ngreje zerin, te marre nje vendim te dhimbshem, por mund te kthehet edhe ne nje boomerang”.

Keshtu eshte shprehur sot La Gazzetta dello Sport, qe paralajmeron dhe frikeson Interin se mos zgjedhja per Handanovic dhe Onana sot mund te ndikoje te sezoni i Interit.

“Me sa duket, Inzaghi ka nga njera ane Handanovic, qe nuk eshte ne sezonin e tij me te mire, dhe Onana, i talentuar dhe i ri, nje lojtar qe ka ardhur per te luajtur”.

“Shanset per te debutuar kane qene shume, por deri me tani, Handanovic ka qene i paprekshem. Deri ne ndeshjen me Milan”.

“Keshtu, pikerisht atehere kur nuk pritej, Inzaghi ka vendosur qe te hedhe Onana nga minuta e pare dhe te ule Handanovic ne stol”.

“Dhe pse ka nga ata qe nuk e besojne deri sa ta shohin, shanset qe kjo gje te ndodhe jane vertete te medha”.

“Por nese Handanovic nuk do e prese mire kete vendin, dicka e tille mund te ndikoje per keq te sezoni i Interit sepse kapiteni mund te perfundoje i pakenaqur”.

“Perjashtimi i Handanovic do te beje zhurme e nese Onana ben nje super ndeshje, cfare do te thuhet me pas kur Handanovic te kthehet titullar? Apo do te behet Onana titullar? Me siguri, nje situate e sikletshme per cdo tranjer”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.