Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

551 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta frikeson: “Inzaghi perfundon si i akuzuar? Ja cfare po ndodh me klubin. Me sa duket bonuset kane perfunduar pas…”

Gazzetta frikeson: “Inzaghi perfundon si i akuzuar? Ja cfare po ndodh me klubin. Me sa duket bonuset kane perfunduar pas…”
Inter Club Staff

Jane disa aspekte ne keto dy muaj kur Simone Inzaghi eshte pergjegjes kryesor per sa i perket renies se Interit.

Per kete flet sot La Gazzetta dello Sport, e cila tregon nder te tjera se si tekniku ka ende besimin e klubit, por ka perfunduar si i akuzuar.

“Ne kete moment qe po flasim, bonuset e tij kane mbaruar sepse nuk mund te jene pafund. Ai duhet te sistemoje disa gjera sa me shpejt te jete e mundur.”

“Ne radhe te pare, duhet te sistemoje sa me shpejt situaten ne pergjithesi. Ajo qe ka humbur eshte mentaliteti fitues i ndertuar nga Antonio Conte.”

“Kjo filloj te prishej me largimin e italianit, por tani duket se nuk ka asnje gjurme. Nje tjeter problem i madh eshte menaxhimi i presionit.”

“Skuadra nuk eshte shkrire ne menyre te rastesishme pas humbjes se dhimshme ne derbin e Milanos.”

“Interi e dinte qe kishte nje kalendar te veshtire, por ajo ndeshje dha nje goditje teper te rende per Interin.”

“Alarmi i trete eshte ne nivel komunikativ. Deklaratat e teknikut te Interit jane ato qe e tradhetojne sepse ai ka nje sjellje gjithmone shume pozitive.”

“Eshte kaluar nga Conte, shume kerkues, ne nje tranjer qe kerkon te qetesoje situata dhe te ule tonet ne cdo moment.”

“Kjo gje mund te kthehet ne boomerang brenda dhomes se zhveshjes, sepse lojtaret mund te fshihen pas alibive te tranjerit.”

“Pastaj, eshte ceshtja e lidhur me gjendjen fizike, nje teme diskutimi e gjalle ne Appiano Gentile, pavarsisht kalendarit te veshtire.”

“Jo te gjithe ne stafin teknik te Inzaghit jane te mesuar te menaxhojne nje grup me shume lojtare te grumbulluar neper kombetare apo me kaq shume ndeshje te afruara.”

“Kjo ka nxjere ne pah probleme te papritura. Dhe ketu Inzaghi ka mbetur me shume viktime se sa eshte pergjegjes. Por edhe ai ka fajet e tij jo te vogla. Mbase ky sezon do te behet nje mesim per te ardhmen.”

“Por ka edhe me shume. Ky Inter nuk ka nje plan B ne nivel taktik. Eshte pare kjo gje ne ndeshjet qe ka munguar Marcelo Brozovic.”

“Klubi ka gabuar ketu duke zhytur Inzaghin duke mos i afruar ne skuader nje zevendes te kroatit. Duhet te ishte menduar per nje dite si kjo.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.