Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

810 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIN – Inter dhe Icardi plot me konflikt: kercenime, avokate, Napoli e deri tek numri i ‘vjedhur’ Sanchezit

FcIN – Inter dhe Icardi plot me konflikt: kercenime, avokate, Napoli e deri tek numri i ‘vjedhur’ Sanchezit
Inter Club Staff

Shume, shume zera rreth Mauro Icardit qe vazhdon te stervitet vec nga skuadra dhe po shpreson te binde Interin qe ti japi nje shans te ri pavarsisht gjithckaje qe ka bere ne te kaluaren. 

Nje hipoteze e veshtire (ne fakt eshte e pamundur) qe te ndodhe sot por edhe pas 2 shtatorit edhe pse ai mund te qendroje ne Milano.

Nderkohe Wanda Nara nga ana e saj nepermjet perfaqesuesve ligjor – ashtu si eshte lajmeruar edhe nga FcInterNews.it te shtunen – ka kerkuar nga Interi qe Icardi te stervitet njesoj si shoket e skuadres, duke u perfshire edhe ne stervitjet tekniko-taktike me grupin.”

“Flitet se Conte nuk deshiron qe Mauro te marre pjese ne keto stervitje – sepse nese Icardi shkon tek Juventusi – mund te tregoje cdo skeme dhe ide qe Conte ka tek rivalet bardhezi. Duket material per nje film me spy-story apo spiunazh industrial, por dicka e ngjashme eshte.

FRENIMI I NAPOLIT – Nderkohe Icardis (familja Icardi) ka kerkuar perseri kohe me Napolin sepse per te ne cdo rast Napoli mbetet nje plan B dhe deri me tani nuk ka ndryshuar asgje.

Napoli eshte nje plan B nese Interi vazhdon me te sajen dhe nuk e perfshin lojtarin por Napoli mbetet nje plan B edhe nese Juventusi nuk ben oferte per Icardin, por thelbi ai eshte, ata nuk jane zgjedhje e pare.

Eshte folur shume per nje ultimatum, por nga njerezit shume afer Icardit tregohet se per Juventusin nuk ka asnje ultimatum. Ata do te jene te perzgjedhurit nese do te bejne nje oferte.

Per momentin Juventusi mbetet ne pole position, kontaktet me Paratici jane konstante dhe bardhezinjte mund te hidhen ne sulm ne momentet e fundit duke shpresuar se Interi do te rrezohet per shkak te nevojes per te shitur Icardin. Te pakten keshtu flitet se eshte pakti ndermjet Wandes dhe Paratici.

RREMBIME BLUZASH DHE NUMRASH – Nuk eshte per tu perjashtuar – qe ne rast te nje mos largimi te Icardit – nje qendrim ne Milano (kujtojme qe ai po rregullon shtepine e re disa metra larg selise se re te Interit) dhe ku Icardi do te tentoje qe te ndertoje edhe njehere gjithcka nga fillimi.

Jo me kot ai ja ka bere menjehere te qarte klubit se sapo i eshte dhene numri 9 Romelu Lukaku, ai deshiron numrin 7 qe i eshte premtuar Alexis Sanchez dhe as nuk deshiron te degjoje nje refuzim nga ana e Interit per kete.

Keto shihen si ferkime jo te vogla ndermejt familjes Icardi dhe Marottes qe duket se jane ne nje lufte te hapur, por duke qene se per numrat nuk vendosin drejtuesit por lojtaret, kjo histori mund te perfundoje qe Alexis Sanchez te marre numrin 11 qe e ka veshur me kombetaren edhe ne te kaluaren dhe Icardi te mbaje 7.

“Kjo gje nuk do te ndodhe nese Icardi do te largohet perpara debutimit zyrtar te Alexis Sanchez, gje qe ka ndodhur edhe me Jovetic disa sezone me pare kur kaloi brenda veres nga numri 35 mbi shpine ne numrin 10 pas largimit te Mateo Kovacic drejt Real Madrid.”

“Por nese ka dicka te vertete ne kete histori, eshte fakti se kjo telenovele do te vazhdoje deri ne fund te merkatos. Shanset qe Mauro Icardi te qendroje dhe ti shohe ndeshjet nga salloni i madh i shtepise se re ne zonen e Selise se Interit, jane shume te larta.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.