Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

372 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta fut edhe Interin ne valle? “Marotta po mendon per Gomez: ja sa kerkon Atalanta. Ne gare edhe…”

Gazzetta fut edhe Interin ne valle? “Marotta po mendon per Gomez: ja sa kerkon Atalanta. Ne gare edhe…”
Inter Club Staff

Fraktura e krijuar ndermjet Gasperinit dhe Papu Gomez duket se tashme eshte e pariparueshme dhe nuk ka kthim pas.

Mesazhi publik qe ka dhene diten e djeshme ne rrjete sociale lojtari eshte nje tregues i qarte se aventura e tij ne Bergamo ka arritur ne fund.

Sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport, dje ai ka pasur nje takim me agjentin e tij, Giuseppe Riso.

Ne kete takim eshte folur per te ardhmen dhe eshte vendosur strategjia per javet e ardhshme ku pritet edhe largimi i tij.

“Nese nuk do te rregullohet fraktura me Gasperinin, Gomez pretendon qe te largohet me parameter zero nga Atalanta.”

“Pasi ka hedhur poshte disa mundesi largimi ne vere, ai mund ta mbylle keshtu karrieren e tij ne nje skuader tjeter e jo aty ku i ka mahnitur te gjithe.”

“Deri me tani nuk ka filluar asnje tratative per shitjen, por klubet e interesuar per te jane shume: Inter, Milan, Roma dhe Paris Saint Germain mbi te gjitha.”

“Marotta po mendon seriozisht per lojtarin, por Atalanta per nje shitje te tij ne Itali mendohet se mund te kerkoje fillimisht 15 milione euro, qe nuk jane pak per dike te moshes se tij si dhe per te mos u harruar jane problemet qe ai ka tek Atalanta aktualisht.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.