Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 9, 2022

Scroll to top

Top

451 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta habit me shkrimin e saj: “Cfare do i ndodhte Bolognes te kishte luajtur me Interin dje? E thjeshte te…”

Gazzetta habit me shkrimin e saj: “Cfare do i ndodhte Bolognes te kishte luajtur me Interin dje? E thjeshte te…”
Inter Club Staff

Me sa duket La Gazzetta dello Sport ka folur diten e sotme edhe per nje situate hipotetike se cfare mund ti kishte ndodhur Bolognes nese ndeshja do te ishte luajtur diten e djeshme.

Sipas tyre, Interi eshte skuadra me ne forme, ajo qe eshte prekur me pak nga demtimet, qe ka me pak mungesa nga Kupa e Afrikes dhe me pak raste me virus.

Ja cfare shkruajne ata: “Pushimet kane mbaruar per te gjithe. Serie A per Interin nderkohe nuk filloi dot sepse nuk luajti dot ndaj Bolognes.”

“Keta te fundit kishin shume raste me Covid dhe do te luanin komplet te copetuar. Por duket sikur kjo shtyrje ka qene nje ndihme nga qielli per ta.”

“Cfare do i kishte ndodhur Bolognese nese do te kishte luajtur me Interin? Shume kane qene ata qe kane thene se nje 0-3 ne tavoline eshte edhe me mire per ta se sa te kishin luajtur me aq mungesa.”

“Inter vjen nga plot shtate fitore radhazi dhe ndodhet me mire se cdo skuader tjeter: ka gjashte ndeshje pa pesuar gol. Nuk ka pasur raste me shumice me virus, nuk ka demtime te shumta, nuk ka lojtare ne Kupen e Afrikes, nuk ka turbolenca ne merkato.”

“Pra, nese shohim me kujdes cdo gje, Inter eshte skuadra qe ndodhet me se miri ne kete moment ne  Serie A.”

“Madje Interi edhe pse nuk do e kishte Dzeko, sapo kishte rekuperuar Correa dhe nderkohe kishte Sanchez gati per te zevendesuar Dzeko qe eshte i vetmi titullar i prekur nga virusi.”

“Me pak fjale, nese Bologna do te kishte luajtur dje me Interin, edhe pse ne futboll si dihet asnjehere, do te kishte perballe nje Inter te pameshirshem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.