Nga Brescia zbulojne: “Inter, cfare lajmi. Ja cfare i ka zbuluar miqve te tij Tonali.”
Sandro Tonali po afrohet me Interin me hapa galopant dhe kete nuk e mohon dot askush sot edhe pse merkato mund te surprizoje gjithmone me kthesat e saj te cuditshme.
Por sipas Il Giornale di Brescia, lojtari tashme i ka thene po projektit te Interit duke zbuluar detaje edhe per miqte e tij ne qytetin lombard.
“Ai i ka thene atyre qe po kerkon nje sistemim perfundimtar ne Milano. Tonali mezi po pret te punoje me Conten dhe shoket e rinj.”
“Deshira e tij e madhe per tu transferuar tek Interi ka te beje edhe me prezencen atje te Barella dhe Sensi, dy lojtare qe ai ka mardhenie shume te mira ne kombetare.”
“Sipas asaj qe ai i ka treguar miqve te tij, te luaje me ata do e ndihmoje ate qe te kuptohet me mire me ta edhe tek kombetarja.”
“Nderkohe Interi ka nje problem perpara: quhet Massimo Cellino, presidenti i Dallandysheve qe kerkon shume per te.”
“Rruga e Interit drejt Tonalit keshtu, ka pengesen e presidentit por nuk do te jete aspak nje pengese e pakalueshme tani qe kane deshiren e lojtarit ne dore.”
“Suning e deshiron me cdo goditje kete transferim dhe e konsideron si prioritet kryesor ne kete moment.”