Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | March 28, 2023

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GAZZETTA HEDH BOMBEN: “Conte tek Inter eshte nje mundesi? Ja tre arsye pse mund te behet: tifozet…”

GAZZETTA HEDH BOMBEN: “Conte tek Inter eshte nje mundesi? Ja tre arsye pse mund te behet: tifozet…”
Inter Club Staff

Antonio Conte perseri tek Inter? Aspak e pamundur sipas La Gazzetta dello Sport dhe kete gje ata e shpjegojne sot ne numrin e tyre.

Keto kane qene fjalet e La Gazzetta: “Conte ne Milano ka qene shume mire dhe ka ndjere dashuri te vertete”.

“Shumica e interistave e ka vleresuar shume dedikimin, punen e bere por edhe lidhjen qe krijoi me kauzen interiste”.

“Ajo ‘Je gjithmone ti Maresca, edhe ne VAR’ qe i tha arbitrit gjate nje Udinese-Inter te bente te mendoje direkt per Jose Mourinhon dhe per zhurmen e armiqve”.

“Ka munguar pikerisht kjo gje keto kohe dhe Conte me Interin e ka konsumuar marredhenien perpara kohe dhe ka kaluar nje veshtiresi te madhe si pandemia ne mes”.

“Interistat as nuk e kane shijuar ashtu si duhet kete mardhenie sepse ne shumicen e ndeshjeve stadiumet kane qene te mbyllura ose me kapacitet te redukutuar”.

“Por edhe pse keshtu, raporti ka qene intensiv. Nje Conte 2 do te hapte shume diskutime, por do te pranohej menjehere”.

“Po cfare Inter do te gjente tani tekniku nga Lecce? Nuk do te gjende Perisic, Eriksen, Hakimi dhe Skriniar”.

“E me siguri nuk do te mund te replikohet dot merkato e 2019 qe solli ne Milano Lukakun dhe Nicolo Barella”.

“Por nga Roma mund te vije Smalling per shembull: do i mjaftonte Contes per te zevendesuar Skriniar ai?”

“Gjithesesi, per sa i perket struktures se skuadres, do e gjente po ashtu si e ka lene sepse Inter ka luajtur me 3-5-2 gjithmone”.

“Pra, principet nuk jane te ndryshuar. Por do te gjente edhe konfirmimin e Romelu Lukaku dhe Conte ka qene tekniku i vetem ne bote qe e ka dashur dhe eshte i vetmi qe mund ta riktheje ne nivelet e duhura”.

“Me pak fjale, per nje martese te re do te duhej me shume se nje hap teknik drejt klubit: si ne nivel page por edhe ne nivel kerkesash ne merkato”.

“Tifozet? Te ndare: disa jane te bindur se Conte ne Europe nuk ben gje ndersa disa te tjere jane te bindur se Conte me punen e tij do e shpallte prape Interin kampion”.

Keshtu e mbyll shkrimin e saj La Gazzetta dello Sport e cila i hedh benzine zjarrit dhe e afron me shume Conten me Interin edhe njehere tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.