Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

832 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Ja momenti ku Luciano Spalletti ra totalisht ne dashuri me Keita Balde

Gazzetta – Ja momenti ku Luciano Spalletti ra totalisht ne dashuri me Keita Balde
Inter Club Staff

Keita Balde eshte nje nga emrat me te lakuar per tu transferuar tek Interi ne oret e fundit. 

Emri i tij ne menyre te papritur dje doli ne pah si nje tratative mjaft e avancuar ku Interi ishte shume afer blerjes nga francezet e Monaco.

Shumica e mediave italiane thane sot ne mengjes se ishte pikerisht ai “mister x” i Ausilios e ka qene prej fillimit alternativa e Malcom, lojtar qe perfundoi tek Barcelona pas disa javesh negociate me Interin ku Bordeaux nuk pranoi ne asnje moment huazimin me te drejte blerje qe ofronte Interi.

Por ka nje histori mjaft interesante pas emrit te Keita Balde qe e lidh ate me tranjerin aktual te Interit, Luciano Spalletti.

Sipas La Gazzetta dello Sport, tekniku i Interit eshte i dashuruar me cilesite e lojtarit dhe ka nje date ekzakte ku ai i ka hyre ne zemer tranjerit.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane sot ne numrin e saj:

“Ishte 30 prilli 2017: luhej Roma-Lazio. Keita Balde shenon nje dopiete. Aty, ne ate derby te deshtuar nga Roma, Luciano Spalletti ra ne dashuri me sulmuesin senegalez.”

“Kjo eshte prapaskena. Qe prej asaj dite tranjeri i Interit e ka ndjekur me kujdes lojtarin. Ai e ka kerkuar edhe vjet por gjithcka u be e pamundur per shkak te restriksioneve te merkatos se Interit nga Kina por edhe nga FPF.”

“Keita Balde si emer mendohet se i eshte sugjeruar Ausilios pikerisht nga Spalletti qe do te bente cmendurira per ta pasur ne dispozicion.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.