Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

469 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Jashte Lautaro, brenda Griezmann: ja si do te luante Interi i Contes me te ne fushe

Inter Club Staff

Gazzetta dello Sport sot ne numrin e saj te perditshem ka hedhur idene e nje shkembimi te mundshem ndermjet Lautaros dhe Griezmann.

E perditshmja italiane ka provuar te imagjinoje nje Inter pa argjentinasin ne te ardhmen por me francezin ne krahun e Lukaku.

Sot per sot, per Interin nuk eshte nje marreveshje e beshme kjo dhe mjafton te shikosh raportin ndermjet Lukaku de Lautaros per ta kuptuar. Por kurre mos thuaj kurre ne merkato.

Gjithesesi, Interi do te bente nje kapercim te ri drejt kualitetit ne rast se ky shkembim do te ndodhe.

Sipas Gazzettas, ne nivel teknik, Conte nuk do te ndryshonte aspak 3-5-2 e tij por dicka do te ndryshonte jo forme por ne permbajtje.

Ja se si: Grizemann eshte me shume nje sulmues i dyte se sa Lautaro dhe ka nje teknike dhe vizion loje me te larte.

Mbase shenon me pak gola se Lautaro dhe nuk luan aq afer portes, por do te siguronte per Interin shume kualitet perpara dhe paparashikueshmeri.

Nderkohe, ai flet te njejten gjuhe me Eriksen dhe mendohet se ata te dy do te kombinoheshin shume mire me njeri-tjetrin.

Por nder te tjera, francezi nuk eshte nje sulmues statik. Eshte nje lojtar qe pelqen te ndihmoje skuadren ne cdo moment. Ne te tille e ka transformuar Simeone.

Eshte pikerisht ajo qe Conte dhe Interi deshiron. Prandaj, nese Barcelona deshiron Lautaron, mbase Griezmann do te ishte celesi i duhur i gjithe kesaj historie.

Nderkohe, tek foto me lart mund te shikoni edhe nje skeme nga Gazzetta dello Sport se si mendohet te luaje Griezmann tek Interi ne rast te nje transferimi te tij ne Milano.

Formacioni do te ishte ky: Handanovic, Skriniar, De Vrij, Bastoni, Young, Eriksen (ose Sensi), Brozovic, Barella, Candreva, Griezmann dhe Lukaku.

Gjithmone sipas Gazzetta dello Sport, francezi nuk do ta kishte problem te largohej nga Barcelona dhe Barcelona deri diku deshiron ta shese lojtarin por problemi me i madh per Interin nuk eshte deshira e Griezmann por dicka tjeter.

Behet fjale per rrogen e tij e cila eshte shume e larte per kasat e Interit dhe per nivelin e futbollit italian.

Gjithesesi, ky eshte nje diskutim per nje moment te dyte. Ajo qe eshte e sigurt eshte qe Interi nuk do te qendroje duarkryq perballe sulmeve te Barcelones dhe do te kaloje ne kundersulm.

Nese ata do te kerkojne Lautaron, pergjigja tashme eshte gati: doni Lautaron? Na jepni ne kembim Griezmann.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.