Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta ngre alarmin: “Shume pak e thone, por Conte eshte nje i burgosur: perballe ka…”

Gazzetta ngre alarmin: “Shume pak e thone, por Conte eshte nje i burgosur: perballe ka…”
Inter Club Staff

Ne kolonat e La Gazzetta dello Sport, gazetari Luigi Garlando ka analizuar barazimin e Interit ne fushen e Shakhtar Donetsk ne Kiev.

Ai ka vene perballe edhe ndeshjen e Atalantes ne shtepi kunder Ajax ne rubriken ‘tema e dites’.

“Dy barazime te ndryshme, njeri si nje vella binjak biond dhe nje si vellai binjak brun. Plot i mbushur me zhgenjim ai i Interit ne Kiev, nderkohe entuziazmues ai i Atalantes me permbysje ndaj Ajax.”

“Interi mund ta kape me fatin e keq (dy traversa), por edhe me veten e saj, duke filluar edhe nga goli i pabesueshem i gabuar nga Lautaro.”

“Ka luajtur nje pjese te pare shume te mire, ne kontroll absolut, me nje presion te madh ne gjysmefushen e kundershtareve.”

“Rastet me te mira i ka krijua duke vjedhur top nga ukrainasit, pikerisht si ne gjysmefinalen e Europa League ne gusht, ku 3 nga 5 golat erdhen nga presingu i Interit.”

“Per menyren se si eshte konceptuar, per menyren se si doli nga shpirti i nje luftetari si Conte, jemi te bindur se forma me e mire e Interit ka kete forme.”

“Por kur ul ritmin, si ne pjesen e dyte, behet e parashikueshme dhe e ngathet.”

“Me perjashtim te golit te gabuar nga Lautaro, nje Shakhtar i vendosur prapa ka mbrojtur shume mire.”

Por perse nuk luajti Eriksen?”

“Kete e kane menduar shume persona. Por kur ka luajtur Eriksen, Interi ka humbur ekuilibrin dhe nuk ka bere dot me presingun qe duhej.”

“Ne momentin qe Conte duket i ‘burgosur’ dhe ndihet i detyruar te fuse Eriksen, eshte pikerisht momenti ku ai zgjedh ndermjet kualitetit apo fuqise.”

“Por cdo zgjedhje qe ai do te beje ne kete rast, do e beje Interin jo te kompletuar.”

“Zgjidhja do te ishte qe danezi te dergohej ne nje nivel atletiko-agnostik qe te jete i barabarte me shoket e skuadres dhe te beje nje pune te forte edhe pa top.”

“Edhe dje, per shembull, Brozovic ka dhene shume pak per kundershtaret.”

“Eriksen po vazhdon te duket luks kur luan dhe te te jape nostalgji kur e shikon ne pankine. E Interi nuk do mund te perfitoje dot nga ai ne kete menyre…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.