Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,017 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk i beson syve? “Cfare po ndodh? Te gjithe duan te vine tek Interi. Pas Gosens, eshte…”

Gazzetta nuk i beson syve? “Cfare po ndodh? Te gjithe duan te vine tek Interi. Pas Gosens, eshte…”
Inter Club Staff

Robin Gosens, por jo vetem ai. Shume shpejt Inzaghi pritet te kete ne dispozicion edhe Felipe Caicedo.

Kontaktet me Genoan jane shume te gjalla dhe po punohet per nje huazim te thjeshte deri ne fundin e sezonit per te.

Por ashtu si shpjegon La Gazzetta dello Sport, dicka teper kurioze po ndodh tek Interi: sipas tyre, te gjithe ne kete moment duan te vijne tek Interi.

“E tregoi Gosens, qe ka refuzuar nje oferte me te pasur nga ana e Newcastle per te shkuar tek Interi, por po e tregon edhe Caicedo.”

“Me sa duket Interi i ka thene lojtarit se eshte i mirepritur te vije ne Milano, por nuk kane ndermend te paguajne me shume se sa 2,0 milione euro per rrogen e tij.”

“Pse? Sepse kjo eshte rroga qe merr Sensi tek Interi dhe zikalterit nuk duan te shkojne pertej saj sepse mendojne se nje sulmues i peste nuk mund te marre me shume se aq.”

“Topi ka kaluar te Caicedo dhe nuk ka asnje shans qe kjo marreveshje te deshtoje sepse lojtari deshiron te vije dhe eshte gati te heqe dore nga para te rendesishme vetem qe te transferohet ne Milano.”

“Ideja e Interit per te ka ndodhur sapo Correa eshte demtuar dhe Satriano ishte huazuar te Brest. Por tashme tek ky Inter duan te vine te gjithe dhe jane te gatshem per te ulur edhe rrogen. E tregoi Gosens, po e tregon Caicedo. Kush eshte i radhes? Qenka mire te kesh ne gjoks stemen e Scudettos…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.