Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,524 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta nuk permbahet: “E kuptoni ate qe po ndodh me Lukaku? Kemi marre vesh qe brenda 24-48 oreve do te kete nje…”

Gazzetta nuk permbahet: “E kuptoni ate qe po ndodh me Lukaku? Kemi marre vesh qe brenda 24-48 oreve do te kete nje…”
Inter Club Staff

Brenda 30 qershorit. Inter ka nje deadline te qarte per te mbyllur goditjen Romelu Lukaku dhe palet tashme jane te perqendruara.

Normalisht aksi Milano-Londer eshte shume i nxehte dhe nga ana tjeter, Dekreti i Rritjes ne Itali detyron Interin te beje kete goditje brenda fundit te muajit.

La Gazzetta dello Sport nderkohe zbulon me dataje ate qe ka ndodhur diten e djeshme dhe zbulon edhe hapat e radhes.

“Lukaku ka ne program nje takim tjeter e drejtuesit e Blues qe kane keshtu kontakt edhe me Sebastien Ledure.”

“Takimi do te ndodhe brenda 48 oreve dhe eshte ai qe do te perfeksionoje edhe termat ligjore te ketij operacioni qe do te ndodhe ne huazim.”

“Belgu do te kete detyreb e fundit qe te binde Chelsea qe te bjere perpara Interit dhe te pranoje oferten e tyre.”

“Chelsea ne kete moment ka nje lojtar qe i kushton 24 milione euro ne sezon dhe nuk eshte dicka me mend te mbahet jashte skuadres.”

“Keshtu, pronaret e rinj te Blues jane treguar te hapur per nje sforco te fundit te Interit per te rritur pak oferten e fundit.”

“Inter nga ana e saj eshte gati qe te mbylle kete goditje nje ore e me pare dhe per kete gje ka ne dispozicion vetem dy jave.”

“Plani i Interit eshte qe te vendoset gjithcka brenda dites se diele: do te behet ose do te behet, brenda 72 oreve.”

“Edhe pse zikalterit kane dy jave ne dispozicion, Inter nuk ka ndermend te vazhdoje pa limit pas Lukakut.”

“Kjo edhe per faktin se Inzaghit i eshte premtuar se do e kete gati skuadren e tij perpara 30 qershorit dhe Marotta do ta mbaje fjalen.”

“Ne kete moment, Inter mund te shkoje deri ne 10 milione nderkohe qe Chelsea ka kerkuar 15 milione euro qe jane shume.”

“Gjithesesi, ate prekjen e fundit ne kete operacion do e beje Marotta qe do te kete nje kontakt personal me Blues dhe ai eshte gati qe te beje levizjen fituese.”

“Kontaktet me Lukaku jane konstant dhe strategjia e ketij operacioni eshte menduar me shume kujdes prej kohesh tashme. Inter ne asnje moment nuk ka dashur te irritoje Chelsean.”

“Vullneti eshte qe gjithcka te mbyllet brenda 48-72 oresh. E kuptoni ate qe po ndodh me Lukaku apo jo? Nje rikthim i madh ne Milano eshte gati: Lukaku shume shpejt mund te vishet zikalter.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.