Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

382 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ish-shoku i skuadres se Lautaros zbulon: “A e dini cfare me ka thene Lautaro per Interin? Qe ai atje nuk…”

Ish-shoku i skuadres se Lautaros zbulon: “A e dini cfare me ka thene Lautaro per Interin? Qe ai atje nuk…”
Inter Club Staff

Fakti se Lautaro Martinez rinovoi kontraten e tij me Interin ishte nje tregues shume i madh per te ardhmen e tij.

Por duket se sinjale te tjera te forta te lidhjes se madhe qe Lautaro ka krijuar me klubin zikalter vine direkt nga Argjentina.

Kesaj radhe atje ka folur ish-shoku i tij i afert kur te dy luanin me skuadren e Liniers, Julio Acosta, i cili ka zbuluar edhe disa fjale qe Lautaro i ka thene atij.

“Jam shume i bindur qe Lautaro Martinez do te qendroje tek Interi dhe ne Milano per nje kohe shume te gjate.”

“Sa here flas me te, ai me flet shume mire per Interin. Per sa mire po ja kalon. Ai dhe familja e tij ndihen shume mire dhe jane teper te lumtur aty. Lautaro me ka thene se atje as nuk e mendon fare largimin.”

“Cdo lojtar enderron te fitoje Champions League dhe Kupen e Botes: si Interi por edhe Argjentina mund te luftojne per keto dy trofe.”

Nderkohe, duke folur per nuhatjen per gol qe ka lojtari, Acosta shton duke treguar edhe nje ndodhi nga e kaluara:

“Cdo sulmues ushqehet me gola. Lautaro nuk ben perjashtim: ka nje mentalitet teper te forte. Jam i bindur qe do e kaloje kete moment.”

“I ka ndodhur edhe ne te kaluaren por ai ka ditur gjithmone te ngrihet dhe te dale mbi cdo moment jo pozitiv qe ka kaluar.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.