Gazzetta vazhdon te kapet me Barella: “Pas eleminimit te Italise, te paguash 70 milione euro per te jane…”
Kualifikimi i munguar ne Boterorin e Katarit per Kombetaren e Italise duket se vazhdon te beje te diskutohet ne mediat italiane.
Por e pakuptimte duket pjesa se si nderkohe qe Italia eshte eleminuar, teme diskutimi behet cmimi i merkatos se Nicolo Barella.
Per kete gje flet diten e sotme La Gazzetta dello Sport, e cila ndalet te mesfushori i Interit te cilin e quan “te mbivleresuar” ne nje fare menyre.
“Ne kete moment, edhe pse mund te duket nje gabim te diskutosh cilesite e Barella qe po kalon nje moment te veshtire, duhet thene edhe gjeja e drejte.”
“Historia e Barella i shtrydhur nga tranjeret ka filluar te shqetesoje vertete: ai eshte perdorur shume dhe ne Europian gjithashtu nuk ka qene eksploziv si zakonisht.”
“Ne kete sezon me Interin gjithashtu ka qene e njejta histori, ku Barella ne fushe nuk eshte pare aq i kthjellet sa duhet.”
“Barella mund te qendroje nje jete tek Interi e mbase nuk do te vendoset ndonjehere ne merkato, por sot 70 milione eurot qe e vlerson Transfermarkt ate duken vertete shume.”
“Pas eleminimit te Italise, te paguash 70 milione euro per te jane nje shifer e ekzagjeruar. Mbase ne nje te ardhme jo.”