Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,285 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E ardhmja e Icardit, Wanda takohet me Napolin. Interi e konsideron te pashitshem dhe…

E ardhmja e Icardit, Wanda takohet me Napolin. Interi e konsideron te pashitshem dhe…
Bujar Berishaj

Me Higuain qe eshte larguar drejt Juventus, Napoli eshte ne kerkim te nje zevendesuesi.

Ka ardhur Milik, eshte edhe Gabbiadini (qe ka shenuar 4 gola dje kunder Monacos) por napoletanet kerkojne edhe Mauro Icardin. Sky Sport raporton se Wanda Nara – gruaja dhe agjentja e Icardit – se bashku me perfaqesuesit e lojtarit duhet te jene ne Napoli per te takuar presidentin De Laurentiis dhe te forcojne situaten per te shkuar te Napoli.

Priten kontakte te reja gjate oreve te ardhshme. Interi deshiron te rinovoj, eshte e qarte por Icardi nuk e ka sigurine, deshiron qe rinovimi te behet menjehere. Po Napoli? Per zikalterit lojtari nuk shitet, qendrimi eshte i qarte. Oferta e vetme zyrtare ka qene ajo prej 48 milione euro plus 2 bonuse. Pastaj asgje.

Icardi eshte kapiteni, ka akoma 3 vite kontrate dhe klubi deshiron t’ia rinovoj. Megjithate, jo brenda afatit qe ka caktuar Wanda. Cdo dite qe kalon vlera e Icardit rritet akoma me shume. Sepse nese largohet, Interi duhet ta zevendesoj. Dhe koha ecen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.