Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

318 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, shqetesimi i madh perpara Juventusit ka vetem nje emer: “Nuk eshte bashkuar me grupin. Frika qendron sepse…”

Inter, shqetesimi i madh perpara Juventusit ka vetem nje emer: “Nuk eshte bashkuar me grupin. Frika qendron sepse…”
Inter Club Staff

Corriere dello Sport diten e sotme flet me kujdes per ndeshjen ndaj Juventusit dhe tregon te rejat e fundit perpara kesaj ndeshje.

Sipas tyre, nuk ka asnje dyshim qe te dielen ne fushe do te jete Lautaro Martinez sepse lojtari ndihet shume mire dhe ka qene ne Appiano.

Ai tashme e ka kaluar virusin dhe nga dita e sotme do te jete rregullisht prapen e Appiano per tu stervitur.

El Toro ka qene qe diten e djeshme ne fakt ne Appiano, duke u stervitur ne menyre individuale sepse skuadra ka qene pushim.

Por frika e madhe per Interin pritet te jete nje dhe e vetme: Marcelo Brozovic. Ai ende nuk eshte gati per tu bashkuar me grupin.

“Ata qe nuk jane bashkuar ende jane Marcelo Brozovic dhe Stefan De Vrij. Po shpresohet qe kjo te ndodhe neser ose pasneser.”

“Keta te dy nuk kane shfrytezuar ditet e pushimit te dhene nga Interi dhe kane qene cdo dite ne Appiano per tu stervitur.”

“Sot ata do te bejne fizioterapi dhe do te provojne te vrapojne me shpresen se nuk do te ndjejne asnje shqetesim.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.