Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

583 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Conte ka vendosur perfundimisht: ja formacioni anti-Milan qe do hedhe ne fushe.”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Conte ka vendosur perfundimisht: ja formacioni anti-Milan qe do hedhe ne fushe.”
Inter Club Staff

Me perjashtim te ndonje surprize ne oret e fundit, Antonio Conte ka mundesi te prezantohet ne derbi me te njejtin formacion si ai ndaj Lazios.

I vetmi dyshim per tranjerin zikalter duket se eshte ai qe lidhet me mesfushorin e qendres se majte, me Eriksen qe mbetet ne avantazh ndaj Vidal.

Kete tregon ne keto minuta La Gazzetta dello Sport, e cila tregon se kiliani mund te rikthehet te punoje plotesisht me skuadren neser ne mengjes nese nuk e ka bere dicka te tille sot.

Programi eshte ky, por ai mund edhe te ndryshohet, duke pare se ne Appiano Gentile stervitja e parashikuar eshte per ne oren 15:00 neser dhe eshte e fundit perpara derbit.

Nderkohe, po te tjeret? Duket se Stefano Sensi po shkon drejt nje mungese te sigurt pas problemit muskular te radhes.

Per sa i perket te tjereve, Handanovic do te jete ne porte dhe treshja e mbrojtjes do te perbehet si gjithmone nga Skriniar, De Vrij dhe Bastoni.

Hakimi nderkohe do te luaje nga e djathta dhe Ivan Perisic nga krahu i majte, duke qene se ka parakaluar Young.

Per sa i preket mesfushes ajo do te kompletohet me Barella, Eriksen dhe Brozovic si dhe Lukaku me Lautaron do te luaje ne sulm.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.