Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

302 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka me detaje: “Ja cfare po ndodh tek Interi ne kete moment: mos mendoni se lojtaret jane…”

Gazzetta zbulon gjithcka me detaje: “Ja cfare po ndodh tek Interi ne kete moment: mos mendoni se lojtaret jane…”
Inter Club Staff

Edhe te pakten nje jave maksimumi, dhe me pas, ceshtja e financimit te klubi zikalter pritet te jete mbyllur perfundimisht.

Kjo eshte edhe koha e parashikuar nga Interi per te mbyllur huane e 250 milione eurove qe do te vine nga Bain Capital ose nga Oaktree.

“Mbyllja e kesaj marreveshje eshte shtyre disa here. Por ne tratativa te tilla, eshte natyrale qe te zgjaten pak kohet.”

“Kush gjendet brenda nje negociate te tille, pra nje negociate ndermjet Interit dhe dy fondeve, eshte normale qe te dyja palet te tentojne te arrijne nje marreveshja sa me te mire per vete.”

“Ne kete moment kane mbetur pa u vendosur ende disa garanci per negociatat, dhe per modalitetin se si 200 milione eurot do te kalojne ne kasat e Interit.”

“Keto para do te sherbejne me pas qe Suning te likujdoje njehere e mire Lion Rock. Keto resurse nuk jane per merkaton, por per te kthyer Interin ne nje klub te shendetshem financiarisht ne kete situate te veshtire.”

“Vullneti i Zhang eshte ai qe te mbaje nje Inter ne nivele te larta. Presidenti eshte gati qe te bind edhe Conten bashke me drejtuesit.”

“Ideja eshte qe te mos preket asnje nga lojtaret vitrine tek Interi. Por mbetet i mundur edhe ndonje largim deri ne daten 30 qershor.”

“Gjithesesi, perpara se te flitet per kete, duhet sqaruar se si do te perfundoje edhe ceshtja e rrogave qe Interi ka kerkuar te ulen.”

“Ne fakt, sakrifica nuk eshte kerkuar vetem nga ana e lojtareve, por cdo pjestari te klubit i eshte kerkuar nje reduktim page me 15%.”

“Ne kete moment sipas asaj qe merret vesh, lojtareve nuk i ka pelqyer as modaliteti i kerkeses, por as edhe koha e kerkeses.”

“Gjithesesi, nuk eshte mbyllur porta e nje marreveshje thjesht per shtyrjen e disa pagave per sezonin tjeter apo edhe me vone.”

“Por priten te reja. Shume do te varet edhe nga menyra se si Zhang do te negocioje me lojtaret me me shume peshe ne dhomat e zhveshjes.”

“Mbi te gjitha, do te shihet me kujdes edhe se sa bindes do te jete ai per te ardhmen. Pak a shume, kjo eshte situata aktuale tek Inter ne kete moment.”

Burimi: La Gazzetta dello Sport.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.