Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 3, 2022

Scroll to top

Top

0 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon gjithcka: “Pese lojtare over 30 ne skadence kontrate: ja plani i Interit. I sigurt per rinovimin eshte…”

Gazzetta zbulon gjithcka: “Pese lojtare over 30 ne skadence kontrate: ja plani i Interit. I sigurt per rinovimin eshte…”
Inter Club Staff

Inter eshte gati te blindoje Milan Skriniar, nderkohe qe per lojtaret mbi 30 vjec ne skadence ne qershor 2023 ka ende shume kohe per te reflektuar dhe per te marre vendime. 

Gjithcka nis nga Edin Dzeko, nje lojtar qe gjithashtu eshte ne rrezik largimi, sipas asaj qe thote La Gazzetta dello Sport.

Sulmuesi boshnjak e ka merituar ne fushen e lojes nje kontrate te re, edhe pse po mendon qe te mbylle karrieren e tij ne USA.

Per momentin, nuk ka asnje tratative te nisur nga Inter, edhe pse eshte e mundur qe te flitet me te ne pranvere, e gjithcka do te vendoset ne baze te formes dhe rendimentit.

E njejta gje edhe per Danilo D’Ambrosio, i cili deri me tani eshte perdorur nga Inzaghi si nje njeri me peshe ne dhomen e zhveshjes.

Mbrojtesi eshte 34 vjec tashme, por edhe pse eshte shume i rendesishem per skuadren, mund te kete ardhur momenti per te thene lamtumire.

Nderkohe, Matteo Darmian ka nje situate komplet tjeter: ai eshte nje xhol ne mesfushe dhe ne mbrojtje, dhe nje qendrim dhe rinovim per te duket i sigurt.

Kapitulli i portierave: aty ka dy lojtare te tjere mbi 30 vjec, qe jane ne skadence kontrate. I pari eshte Handanovic, qe eshte 38 vjec, dhe qe ka filluar ti peshoje shume mosha pertej faktit qe eshte i rendesishem ne dhomen e zhveshjes.

Per te do te vendoset me vone, por mund te qendroje per te bere zevendesin e Onana ne sezonin tjeter. Per Cordaz nderkohe nuk dihet ende, dhe vitin e shkuar rinovimi i tij eshte vendosur vetem ne momentet e fundit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Next Story

This is the most recent story.