Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Ja sa ndeshje pezullim rrezikon Conte pas sherrit me Marescen: disa zera flasin edhe per…”

Gazzetta zbulon: “Ja sa ndeshje pezullim rrezikon Conte pas sherrit me Marescen: disa zera flasin edhe per…”
Inter Club Staff

Me sa duket ajo qe ka ndodhur ne fund te ndeshjes me Udinesen mund ti kushtoje shume shtrenjte Antonio Contes.

Ne shtepine Inter po presin vendimin e gjykates sportive, por shpresa eshte e madhe qe Conte te mos marre ndonje denim te gjate edhe pse frika ekziston.

Nderkohe, La Gazzetta dello Sport ne numrin e saj te perditshem ka zbuluar ate qe rrezikon tranjeri i Interit.

“Te gjithe ne shtepine Inter e konsiderojne sjelljen e Marescas si provokatore, sepse ne tunelin e stadiumit arbitri ka vazhduar te jete po aq arrogant sa perpara kamerave”.

“I eshte drejtuar Contes duke i thene ‘duhet ta pranosh kur nuk fiton dot’, nje fraze kjo shume e rende kur thuhet nga nje arbiter, qe nuk eshte per gjykime te tilla, por per gjykime ne fushen e lojes.”

“Duket se perballja verbale ndermjet tyre pas ndeshjes ka qene shume e ashper dhe ka pasur dy pjese.”

“Fillimisht, arbitri eshte perplasur me Conten dhe asistentin e tij, e eshte dashur edhe nderhyrja e personave prezent per ti ndare.”

“Nderkohe, pjesa e dyte eshte kur Conte i shoqeruar nga Marotta kane pasur nje sqarim me Marescen, perpara se Conte te dilte perpara telekamerave.”

“Pikerisht ky sqarim pritet te kete nje peshe te madhe. Gjykata sportive pritet ta denoje Conten me dy ndeshje, por asgje nuk eshte per tu perjashtuar ne kete moment.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.