Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

634 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

NOTAT – Nje nate e madhe per Biraghi, Martinez nuk perqendrohet dhe Alexis Sanchez eshte nje ‘Maravilla’

NOTAT – Nje nate e madhe per Biraghi, Martinez nuk perqendrohet dhe Alexis Sanchez eshte nje ‘Maravilla’
Inter Club Staff

Inter arrin te permbyse Spalin ne fushen e kesaj te fundit me rezultatin 0-4 dhe duke u katapultuar keshtu perseri ne vendin e dyte.

Nderkohe, keto jane notat e ndeshjes se lojtareve zikalter:

HANDANOVIC 6 – Traversa e Petagna i beri te gjithe qe te dridheshin. Rrezikoi shume kur doli me vonese ne rastin e Strefezza ne fund te pjeses se pare, por i ben mire. Sot ishte nje nate ku nuk kishte shume pune ne pergjithesi.

SKRINIAR 6 – Eshte rikthyer titullar pas perjashtimit ‘denues’ ndaj Torinos, por i mungon siguria qe historikisht e shoqeron.

Nuk gjen dot ne cdo moment te lojes kimine e duhur me formacionin, por sot Petagnan e anullon dhe nuk e le qe te luaje i qete. I kthjellet ne fazen e ndertimit nderkohe.

RANOCCHIA 6,5 – Me ne fund, pas shume pritje, ja ku erdhi edhe okazioni i tij dhe tregohet i gatshem.

Ai ishte mbrojtesi i fundit por edhe pse i mungon leadership i De Vrij, kushdo qe shkon ne anet e tij deshton. Sot beri nje paraqitje per tu mbajtur mend.

BASTONI 6 – Petagna dhe Cerri jane sulmues te veshtire dhe krijojne jo pak veshtire, por ai nuk i humbet nga kontrolli dhe as pozicionin. Sot luajti nje ndeshje te mire ne pergjithesi.

NGA MINUTA E 63′ DANILO D’AMBROSIO ME NOTEN 6 – Spal e provon kur ndeshja ishte 0-3, por freskia e tij e lejon ate te kontrolloje pa problem krahun e djathe.

CANDREVA 7 – Perseri nje gol, shume i zoti qe te gjeje topin dhe rrugen e rrjetes brenda ne zone. Ndonjehere mund te beje zgjedhje me konservative, por ne pergjithesi kete sezon per Interin vazhdon te tregohet nje piker referimi.

Shume i vlefshem ndihma ndaj Skriniar kur Spal shtyn ne krahun e djathte si ne rastin kur ai i kap nje top Petagna ne momentin e fundit.

NGA MINUTA E 79 PIROLA – Pa vote.

BROZOVIC 6,5 – Nese ajo guajtje me te majten do te ishte 5 centimetra me ne te djathte, do te kishte festuar golin e tij sot pa u nxehur mire.

Jo keq sot, ku zhvulloi kilometra edhe pse disa gabime ne mesfushe sot i beri dhe nje si ai nuk duhet t’ja lejoje vetes.

GAGLIARDINI 7 – Nje paraqitje e mire dhe kur ka metra perpara galopon me deshire. Tregon sot fizik dhe ritme te mira loje qe i japin atij mundesi te dominoje ne mesfushe. Pak sekonda perpara se doli, ai shenoi nje gol per kenaqesine e tij dhe te Interit.

NGA MINUTA E 74 BORJA VALERO ME NOTEN 6 – Ai vendoset ne mesfushe prapa dhe luan aty me kompaktesi deri ne fund te lojes.

BIRAGHI 7,5 – Ne krahasim me te kaluaren, luan shume mire. Shpesh here lihet i lire nga Sala dhe Murgia dhe arrin te ndihmoje shoket perpara. Avantazhi lind nga nje intuite e tij, goli i dyte mban firmen e tij dhe ne golin e trete jep nje assist te rendesishem.

NGA MINUTA E 63 ASHLEY YOUNG ME NOTEN 6 – Nuk kishte kohen as te nxehej mire ne fushen e lojes dhe i shtoi repertorit te tij nje assist te rendesishem.

ERIKSEN 6 – Ai ka nje shkim qe duket teper melakonik dhe i mungojne sot ato lojrat e nivelit te larte. Nuk dha asnje top te gjate 30-40 metra. Ben mire detyrat qe kishte, por i mungon dicka akoma. Ne pjesen e dyte nderkohe nuk i shfrytezon hapsirat qe krijohen.

SANCHEZ 7,5 – Duket sikur eshte nje lojtar komplet tjeter. Ka nje deshire te cmendur per tu konfirmuar perpara portes dhe me zor ja del te shenoje.

Ai lidh Lautaron me mesfushen sot dhe nuk i jep kundershtareve pika referimi. Letica i mohon nje gol te bukur.

NGA MINUTA E 79 SEBASTIANO ESPOSITO – PA VOTE.

MARTINEZ 6 – Ne kete periudhe ai dhe goli nuk shkojne shume mire me njeri-tjetrin dhe as nuk kuptohen mire.

Ai luan, perplaset, por nuk ja del dot te dale nga veza. Sot i mungoi nje keqesi agnostike ne fushen e lojes, pikerisht ate qe e ka bere ate si lojtar te quhet El Toro.

TRANJER CONTE 6,5 – Duken ndeshje te thjeshta ne leter, por duhet ti besh te tilla edhe ne fushen e lojes e kjo nuk eshte e thjeshte.

Pas nje pjese te komplikuar, Interi fiton bindshem te dyten dhe e dergon fitoren ne shtepi. Por jo vetem: ai i jep mundesi edhe disa zgjedhjeve te dyta te luajne sot.SPAL: Letica 5,5, Sala 5,5, Vicari 5 (dall’81’ Tunjov SV), Bonifazi 5,5, Reca 5 (dal 66′ Cionek 6), Murgia 5,5 (dall’81’ Salomon SV), Valdifiori 5,5, Dabo 6, Strefezza 6 (dal 66′ D’Alessandro 5,5), Cerri 5,5 (dal 74′ Di Francesco 5,5), Petagna 6. All. Di Biagio 5,5

ARBITRO: GIUA 6 – Strefezza e shtyn pothuajse per te marre karton te verdhe, por e fal dy here. Edhe alternativa e Valdafiori shkon bosh. Po kartoni i verdhe i pare i takimit sot? Njeri me fanellen e zeze ose me sakte Bastoni. Nderkohe, e gjykon mire rastin e Handanovic ku sulmuesi i Spal gjuan njehere topin dhe perplaset me Handanovic.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.