Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

259 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT – Bologna humb 4 lojtare te tjere per ndeshjen e neserme ndaj Interit: “Ja emrat. Mungon edhe…”

E FUNDIT – Bologna humb 4 lojtare te tjere per ndeshjen e neserme ndaj Interit: “Ja emrat. Mungon edhe…”
Inter Club Staff

Vazhdon te rritete ne menyre shume te shpejte numri i lojtareve me virus ne Serie A dhe Bologna eshte nje skuader qe eshte prekur shume.

Kjo skuader diten e neserme ne oren 12:30 do te perballet me Interin dhe per neser ka humbur kater lojtare te tjere.

Kete gje e ka treguar Bologna me nje komunikate zyrtare te bere pak me pare ne sajtin e tyre zyrtar ne internet.

“Bologna FC komunikon se pas testeve te zhvilluara diten e djeshme ne skuadren e pare kane rezultuar kater lojtare te tjere pozitiv.”

“Ata jane: Gary Medel, Federico Santander, Sydney Van Hooijdonk dhe Emanuel Vignato te cilet nuk jane paraqitur sot ne qendren stervitore.”

“Ata ndodhen ne shtepi, te izoluar, ashtu si e kerkon protokolli dhe per ta jane lajmeruar autoritetet sanitare.”

Nderkohe, keta kater lojtare i jane shtuar lojtareve te tjere pozitiv te cilet ishin Hickey, Viola, Dominguez dhe Molla.

Bologna ne kete moment ka plot tete lojtare te infektuar me virus ndersa ka humbur edhe dy lojtare per demtim si Schouten dhe Kingsley dhe dy te tjere i ka ne Kupen e Afrikes si Mbaye dhe Barrow. Neser paradite, ne oren 12.30, Bologna do te perballet me Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.