Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

490 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Shume pak e dine ate qe Kolarov ka bere per Interin kete sezon: ai eshte vene…”

Gazzetta zbulon: “Shume pak e dine ate qe Kolarov ka bere per Interin kete sezon: ai eshte vene…”
Inter Club Staff

A mund te konsiderohesh thelbesor per nje skuader futbolli edhe pse impakti jot ne fushen e lojes pothuajse ka qene inekzistent?

Me sa duket po, sepse ky eshte rasti i Aleksander Kolarov tek Interi, ku ai qe prej ardhjes ne Milano ka luajtur shume pak per te mos thene aspak.

Mbrojtesi serb eshte transferuar nga Roma ne vere, por deri me tani ka luajtur vetem 7 here ne kampionatin e Serie A.

Nese quajme edhe Ligen e Kampioneve dhe Kupen e Italise, ai atehere mund te ndalet te 11 ndeshje te luajtura.

Gjithesesi, edhe kur ka luajtur, kujtimet nuk jane shume te mira dhe ai shpesh here e nis nga pankina dhe e perfundon po aty.

Por La Gazzetta dello Sport ka dashur te zbuloje dicka teper te bukur per sa i perket punes qe po ben Kolarov cdo dite ne shtepine zikalter.

“Ai e ka kuptuar qe perpara ka nje djalosh si Bastoni qe e meriton te luaje dhe nuk ka vendosur te qendroje aspak larg skuadres, por cdo dite qendron afer lojtareve me te rinj.”

“Edhe pse shihet pak nga tekniku, te gjithe ne Appiano e vleresojne shume ate dhe keshillat e tij te perhershme per te gjithe shoket me te rinj ne moshe.”

“Per eksperience, ai eshte nje nga ata lojtare qe aktualisht tek Interi ka me shumice dhe e ka vene kete eksperience ne ndihme te skuadres dhe te tranjerit. Prandaj edhe Conte e vlereson shume lojtarin dhe sa here ka mundesi e falenderon edhe publikisht. Ai eshte sjelle vertete si nje shembull.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.