Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 5, 2022

Scroll to top

Top

316 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Statistikat e derbit te Italise thone Milan: “Ne 26 ndeshje, Inter ka humbur ndaj Milanit ne…”

Gazzetta zbulon: “Statistikat e derbit te Italise thone Milan: “Ne 26 ndeshje, Inter ka humbur ndaj Milanit ne…”
Inter Club Staff

La Gazzetta dello Sport eshte ndalur te disa kujtime te rendesishme diten e sotme per sa i perket Kupes se Italise dhe derbit.

Ata jane ndalur te disa nga takimet me te bukura ndermjet dy skuadrave ne kete kompeticion nder vite.

Ne fakt, kujtimi i fundit eshte i bukur per Interin, me ate gol te Christian Eriksen ne minutat shtese ne sezonin e kaluar i cili mbahet mend edhe si ndeshja e sherrit Ibrahimovic-Lukaku.

Bilanci nderkohe ne Kupen e Italise, ndryshe nga bilanci ne Serie A, kesaj radhe i buzeqesh skuadres se Milanit.

“Milan ne 26 ndeshje ka arritur te fitoje 10 ndeshje, nderkohe Inter ka arritur te fitoje 8 ndeshje. Ne barazim kane perfunduar 7 te tjera.”

“Te paren e ka fituar Milan, ne 1984-1985, fale nje fitore ne transferte 1-2 ndersa ndeshja e kthimit perfundoi 1-1.”

“Nderkohe, per sa i perket te fundit, ajo e perfunduar vitin e kaluar me rezultatin 1-2 ne minutat shtese, eshte nje ndeshje qe ngjall shume emocione per zikalterit.”

“Ka qene nje embleme e parakalimit te Milanit ne Kupen e Italise qe me pas solli edhe shkeputjen me pike ne Serie A. Inter enderron te beje te njejten gje nderkohe as Milan nuk mbetet prapa me deshiren e saj per te fituar te pakten nje trofe ne kete sezon.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.