Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

695 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta zbulon: “Tek Interi jane te gjithe te habitur me Dumfries: askush nuk e kupton se si ai…”

Gazzetta zbulon: “Tek Interi jane te gjithe te habitur me Dumfries: askush nuk e kupton se si ai…”
Inter Club Staff

Fokusi keto dite te mediat italiane eshte tek Denzel Dumfries pas ndeshjes shume te mire te lojtarit ndaj Inter-Bologna.

Diten e sotme Corriere dello Sport i ka kushtuar disa fjale te rendesishme hollandezit qe shkelqeu dy dite me pare.

“Kunder Bolognas lojtari hollandez ka kapur kuoten e 34.38 kilometrave ne ore, duke arritur keshtu ne zonen Hakimi.”

“Ai vitin e kaluar kapi shpejtesine maksimale prej 34,52 kilometrave ne ore. Por nuk eshte gjithcka sepse ka edhe me shume.”

“Pervec shpejtesise, 25 vjecari nga Roterdam ka treguar edhe nje rezistence teper te madhe duke qene se ka vrapuar pothuajse 11 kilometra.”

“Nje prezence fizike kjo qe i ka habitur te gjithe te klubi zikalter. Askush nuk e kupton se si trupi i tij pergjigjet kaq mire dhe eshte kaq ne forme pasi eshte stervitur i vetem te PSV per jave me radhe.”

“Me sa duket ai ka bere nje pune serioze dhe ka dashur te jete gati per Interin. Simone Inzaghi tashme e di qe mund te besoje edhe me shume te ai.”

“Kunder Bolognes, Dumfries tregoi shume gjera te mira. Nderkohe, ai ka edhe ndryshime ne menyren e lojes ne krahasim me Hakimin. Marokeni bente 1 ne 4 pasime direkt ne sulm, ndersa Dumfries ndaj Bolognes eshte ndalur te 14%,”

“E perkthyer, kjo do te thote se lojtari i krahut katapultohet perpara me me pak vertikalitet, por pa humbur efikasitetin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.