Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

599 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Inter, eshte shume afer nje plusvalence te madhe? “Marotta eshte optimist: ja detajet.”

Inter, eshte shume afer nje plusvalence te madhe? “Marotta eshte optimist: ja detajet.”
Inter Club Staff

Jo vetem goditje te medha ne hyerje per Interin, por nje sy dhe nje mendim shkon edhe per largimet ne shtepine zikalter.

Jane jo te paket lojtaret qe jane jashte planeve te Interit per sezonin e ardhshem dhe qe u duhet gjendur nje sistemim.

Per kete po punon fort administratori i deleguar i Interit, por edhe drejtori sportiv Piero Ausilio te cilet po mundohen te zvogelojne sa me shume skuadren me lojtaret e padeshiruar.

Keshtu, pas largimit te Mauro Icardit, qe solli nje mega-plusvalence ne shtepine e Interit, tani e kane radhen edhe te tjeret.

Sipas La Gazzetta dello Sport, menjehere pas largimit te ish-kapitenit, Interi eshte gati edhe per nje plusvalence te madhe.

“Jane ore shume te nxehta keto, – nenvizon La Gazzetta dello Sport – sidomos per Ivan Perisic, i cili deri neser do te jete nje lojtar i Bayern.”

“Deri me tani nuk ka asnje marreveshje per zgjatjen e huazimit, por mendohet se nuk ka asgje zyrtare akoma sepse klubet po diskutojne shitjen perfundimtare te lojtarit.”

“Me disa milione ulje nga 20 milione eurot e rena dakort ne fillim, Interi perseri mund te fitoje nje plusvalence te madhe me kroatin: dicka me shume se 10 milione euro.”

“Te gjithe shpresojne kete sepse Ivan Perisic tek Bayern do te thote plusvalence por edhe nje problem me pak me drejtuesit e Interit. Marotta eshte shume optimist per kete tratative.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.