Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

463 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“Gjithcka po behet e pashprese: Inter 24 ndeshje i ka filluar 1-0 pa nisur ende minuta e pare: ja pse.”

“Gjithcka po behet e pashprese: Inter 24 ndeshje i ka filluar 1-0 pa nisur ende minuta e pare: ja pse.”
Inter Club Staff

Nje Inter i veshtire, i ashper, merr perpara Genoan dhe vazhdon ne rrugetimin qe La Gazzetta dello Sport e kurorezon si ‘autostrada drejt drites, per tu pershkruar me shpejtesi per te evituar surpriza.”

E perditshmja italiane shton nderkohe: “Interi contian di se si te shohe brenda: ka perdorur metodat e saj, dhe tani po shkelqen.”

“Ka kerkuar brenda saj problemet ne momentin me te ftohte dhe tashme i ka vene gjerat ne vije po vete. Nje autoriparim.”

Nderkohe, sipas te perditshmes, fitorja ndaj Genoas duhet pare si nje “mozaik fytyrash te lumtura”.

“Si ja ka dale ky djalosh i mbare si Matteo Darmian qe per nje dite te beje Hakimin dhe me pas te rikthehet me buzeqeshje perseri ne stol?”

“Po per Sanchez do te flasim, qe golin e trete nga VAR e priste si nje femije dhuraten e krishtlindjeve.”

“Po fytyra e Lukakut, qe eshte gjithmone e qeshur, gati per te ndihmuar ate qe ka perkrah?”

Belgu merr shoket per dore dhe arrin fitoren e peste radhazi: “Romelu projekton hijen e tij te ky Inter. Shenon por liron hapsira per te shenuar edhe shoket.”

“Ne cdo nje nga golat e Interit ndaj skuadres se Ballardinit, eshte hija e Lukakut. Keshtu, nga 60 golat e shenuar nga Interi ne kete sezon, vetem ai ka bere 18 gola.”

“Por ketyre duhet ti shtojme edhe assist, qe ne total te behen 24 golat ku ai ka marre pjese deri me tani. Ne kete kampionat, nese llogarisim kete, i bie qe Interi me te ne fushe e fillon ndeshjen 1-0. Gjithcka behet e pashprese per kedo nese shohim me kujdes kete statistike.”

“Tani, per skuadren e Contes, nis nje mini-kampionat, i perbere nga 14 ndeshje te cilat nuk duhen nevleresuar aspak.”

“Te enjten eshte ndeshja me Parmen, dhe me pas ndeshja direkte me Atalanten te henen.”

“Pas Atalantes, Interi do duhet te perballet vetem me nje ekip te madh, Napolin e Gattusos, perpara nje finale kampionati per te futur te dridhurat.”

“Ne fund e ka radhen Roma dhe Juventusi, e cila eshte ndeshja e parafundit e Serie A.”

Conte deshiron qe ta shfrytezoje kete avantazh pas nje zhgenjimi te madh: “Fakti qe ai stervit skuadren gjate gjithe javes, pa asnje shqetesim europian, nuk do te thote se atij nuk i djeg ai eleminim ne Champions League.”

“Tani ama eshte nje Inter totalisht tjeter. Eshte nje Inter me kolektiv, ku fuqia e tranjerit duket shume mire.”

“Por edhe lojtaret e tij duken si misionare dhe problemet e klubit duket sikur po ndodhin vetem jashte Appianos.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.