Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

928 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Marko Livaja: “Ja ku ndryshoi fati im tek Interi njehere e pergjithmone. Ishte ndeshja ndaj…”

Marko Livaja: “Ja ku ndryshoi fati im tek Interi njehere e pergjithmone. Ishte ndeshja ndaj…”
Inter Club Staff

I intervistuar per Sportske Novosti, sulmuesi i AEK ne Athine, Marko Livaja rikthehet edhe njehere me mendje tek e kaluara e tij ku kaloi nga Hajduku i Splitit tek Interi. 

Ne ate kohe ai ishte vetem 16 vjec dhe beri levizjen qe cdo futbollist i ri enderron.

Ja fjalet e tij:

“A do ta beja ate zgjedhje perseri? Kam kaluar momente te veshtira atje. Por ato momente me kane bere te rritem si njeri dhe si futbollist.”

“Nuk eshte e thjeshte te ambjentohesh kur shpesh huazohesh pothuajse gjithmone dhe nuk qendron ne nje skuader me vazhdimesi.”

“Kam kaluar momente te bukura ne karrieren time, por ndoshta nuk do ta beja ate zgjedhje sot.”

“Do te preferoja te qendroja edhe nje vit tjeter tek Spliti per te treguar vlerat e mia tek moshat.”

“Por edhe Hajduk mua nuk me ofroi ndonje gje te madhe ne ate kohe: pasi kontrata ime me bursen e studimit mbaroi, nuk me therriten te flisja me ta.”

“E bene vetem pasi firmosa me Interin dhe me bene nje oferte per te qendruar. Ajo gje ne ate kohe me zhgenjeu, por jeta vazhdon perpara.”

Por ne fund Livaja rikthehet edhe tek nje peng qe i ka mbetur ne mendje tek Interi dhe qe tregon se mbase aty do te kishte ndryshuar fati i tij tek zikalterit:

“Ne nje Inter-Genoa gabova nje gjuajtje ne minuten e 93 me vetem disa centimetra larg portes bosh dhe aty vendosa te ardhmen tek Interi. Nese do te kisha shenuar, me shume mundesi cdo gje do te shkonte mire tek Interi…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.