Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

944 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Guarin: “Une e dua Interin, dhe nuk kam deshiruar kurre Juventusin. Per rolin, tifozet dhe WM…”

Guarin: “Une e dua Interin, dhe nuk kam deshiruar kurre Juventusin. Per rolin, tifozet dhe WM…”
Ardi Deda

“E kam bere te ditur, e perseris tani dhe do ta perseris edhe ne te ardhmen nese deshironi: une tek Inter jam i lumtur sepse me e mira eshte ketu. Tani, perpara meje, kam gjithcka ne tavoline: besimin, miqesine, cdo komponent qe me do, nga shoqeria e deri tek pjesa teknike dhe tek shoket, te gjithe. Tani me takon mua te tregoj se cfare Fredy eshte. Tani me takon mua”. Mesazhi eshte i forte dhe i qarte, dhe firma eshte ajo e Fredy Guarin, qe edhe per Gazzetta dello Sport thekson deshiren e tij per Interin. Pak si ne janar, me shprese ne rezultate te ndryshme.

Keni qene prane shume skuadrave nga janari i kaluar deri ne 1 shtator: kur dukeshit me shume jashte se brenda?

“Ndjeja zemerim. Zemerim te madh. Sepse nga minuta e pare kur kam ardhur jam perpjekur ti jap shtyse ambicieve te mia dhe deshires per tu ndjere ne lartesine e nje klubi te madh. Dhe ne momentet kur ndihesh jashte nga ajo enderr dhe nga ai projekt qe ke ne koke, provon zhgenjim dhe zemerim. Edhe me veten tende”.

Por kur keni qene ne te vertete me shume jashte se brenda?

“Tek Inter kam patur gjithmone nje pritshmeri: te trondis boten. Nuk e kam arritur kurre”.

Po e perseris: cfare ju ka mbetur nga shkembimi i mundshem me Vucinic?

“Deshira e tifozeve qe te jem me ta serish”

Dhe me pas?

“Me ka mbetur bezdia te degjoja akoma ne qarkullim se kerkoja, atehere si ne merkaton e fundit verore, te shkoja tek Juventus. Une nuk kam dashur te shkoj tek Juventus dhe nuk deshiroj te shkoj. Jam i lumtur ketu, me ate qe kam. Dhe mjafton”.

Mazzarri, ne takimin qe keni patur, ju ka bere te ndjeheni nje futbollist mbi te cilin mund te mbeshtetet?

“Me ka thene shume gjera te rendesishme. Ajo qe me ka bere pershtypje me shume? Qe fillohet serish nga zero. E kaluara eshte e kaluara. Kemi bere nje bisede shume pozitive, ai eshte nje trajner qe ka shume deshire te fitoje, pervecse nje force shume te madhe: ja, ajo force tani duhet te vihet ne fushe. Nga te gjithe, nga une”.

T’ju percaktojme Guarin 2.0 eshte banale?

“Eshte nej Inter i ri. Eshte e majftueshme kjo. Nje Inter ne te cilin Guarin eshte akoma brenda vete endrres”.

Duhet thene nje gje: pervec periudhave afer momenteve te nxehta te merkatos, Mazzarri ju ka vene te luani gjithmone.

“Po, por sepse e meritoja, jo sepse eshte miku im ose sepse ka nje korsi te preferuar. Kam luajtur sepse impenjohesha shume ne fushe: Mazzarri nuk dhuron asgje, te jep mundesine te luash nese stervitesh fort, ne te kundert asgje”.

Keni mbetur tek Inter edhe pse konsideroheni superior ne krahasim me ardhjet e tjera te mundshme. Dhe me nje rol te ri ne dukje: sulmues i dyte ose trekuartist. Ta mendosh mire, dhe aq i ri roli nuk eshte…

“Luaja keshtu me Villas Boas tek Porto. Ndonjehere dhe me Stramaccionin. Ideja per te luajtur ne ate pozicion me pelqen per 4 motive: eshte nje zone e fushes ku ndihem mire, jam me afer sulmuesit, e shoh me shume porten dhe duke patur me pak detyra mbrojtese mund te perfitoj nga fuqia ime”.

Per sa i perket portes, vazhdimesise gjate ndeshjes dhe shenjestres. Gola keni bere, por goditje te caktuara…

“Per vazhdimesine eshte e vertete, por di qe ne kete moment, brenda ketij lloj ekipi, mund ta gjej. Golat? Eshte nje fakt i momentit”.

Cfare doni te thoni?

“Mendoja: tek Porto cdo goditje qe beja ishte praktikisht gol. Dhe po ju them dhe nje gje tjeter: 3-4 here gjate javes qendroj me shume ne fushe pikerisht per te provuar goditjet, per tu stervitur per golat, per te mos gabuar”.

Goli juaj i endrres eshte?

“Nuk ka rendesi. Mjafton qe te jete nje… bombe”.

Nje kuriozitet tjeter, keshtu mbyllim rrethin e se kaluares: po cfare ju kaloi ne mendje kur dhate ate pas mbrapa ne Livorno?

“Gabova. Pike”.

Per Interin cfare tatuazhi do te benit?

Tregon parakrahun e majte: “E shikoni? Kupa, Europa League e fituar me Porton, me shume te dhena. Do te me pelqente te beja nje keshtu ne parakrahun e djathte. Nje trofe me Interin: jam mesuar te besoj ne gjera”.

Cfare ju ben te shpresoni nga kjo skuader?

“Projekti, grupi qe me besoni qe eshte fantastik dhe nje skuader qe ka uri, cilesi dhe ambicie per te fituar”.

Gjithcka mire, por nese me pas kthehen zera te caktuar ne janar…

“Po ju shpjegoj se si jam. Isha i vogel, ne Kolumbi, dhe luaja ne nje skuader ne pronesi te nje banke. Banka falimentoi, skuadra u zhduk, u shperbe. Keshtu me thane te shkoja te luaja ne nje skuader tjeter, dhe ishte sikur nese zhduket Inter te me propozonin te veshja fanellen e Milanit. U thashe jo. Keshtu, ne menyre te fshehte dhe pa ia bere te ditur babait tim, nuk u prezantova ne stervitje per dy jave. Me pak fjale: nese e ngulit dicka ne koke, eshte ajo. Ne mendjen time eshte vetem Inter”.

Keto jave kur hena ishte e veshtire per tu ripare, cfare ju ka dhene force?

“Ata qe me duan te miren dhe disa vleresime. Keto dy muajt e fundit kam patur shume kohe per te menduar. Dhe tani kuptoj se ku jam. Akoma me shume se me pare”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.