Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,694 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakan Calhanoglu, cfare fjalesh ndaj Ibrahimovic: “Tjetri eshte 40 vjec, nuk luan, dhe nderkohe ben sikur…”

Hakan Calhanoglu, cfare fjalesh ndaj Ibrahimovic: “Tjetri eshte 40 vjec, nuk luan, dhe nderkohe ben sikur…”
Inter Club Staff

Nje interviste e gjate per Tivibu Sport nga na e Hakan Calhanoglu ka bere qe te diskutohet shume diten e djeshme.

Keto kane qene fjalet e tij ku nuk ka munguar aspak edhe nje sulm frontal ndaj Zlatan Ibrahimovic nga ana e turkut.

“Bilanci i vitit qe lame pas? Ka qene me te vertete nje sezon shume i gjate dhe intensiv. Kemi luajtur pa pushim. Champions, kampionat, kupe, me Kombetaren.”

“Kemi shkuar edhe ne grumbullim ne fund te kampionatit dhe jam i lumtur qe kam lujatur madje kater ndeshje nga kater.”

“Kam dy jave pushime tani, neser do te shkojme ne Antalya dhe do te bejme disa pushime me vellain tim Merih (Demiral).”

Kalimi tek Inter nga Milan?

“Ka qene e veshtire. I njejti qytet, por nje fanelle tjeter. Nuk ka qene e thjeshte te adaptohesha te skuadra e re.”

“Por kam punuar shume, jam perqendruar te puna. E dija qe do te shkoja te skuadra Kampione e Italise, duhej shume pune. Ishta shansi im i madh ne karriere.”

“Kampionatin e fitoi Milan dhe ata permenden edhe emrin tim, por objektivi yne i ardhshem eshte te fitojme neve kampionatin.”

“Skuadra jone eshte shume mire, jam shume i lumtur tek Inter. Edhe mbeshtetja e tifozeve me ndihmon shume.”

“Kam luajtur te Milan per kater vite me radhe, askush nuk therriste emrat tane nga tifozet. Tani kjo gje ndodh ne cdo ndeshje, edhe ne nxemje tek Inter.”

“Inter eshte nje skuader shume me e forte se Milan. Kemi humbur nje derbi vetem pas minutes se 75 pasi une dhe Perisic u ulem ne pankine.”

“Ishim ne avantazh 1-0 dhe ne fund humbem 1-2. Tranjeri ka gabuar ne ate rast, edhe ja kam thene. Ne Kupe nderkohe i kemi mundur 3-0. Skuadra eshte shume ambicioze.”

Flitet edhe per mesazhet qe Ibra ka dashur te dergoje per turkun gjate festimeve post-Scudetto.

“Tjetri eshte nje burre 40 vjec, dhe ben ato gjera. Une nuk do e beja kurre nese do ta kisha ate moshe. Nuk eshte 18 vjec me.”

“I pelqen te jete ne qender te vemendjes. Kete vit nuk ka dhene asnje kontribut ne Scudetton e Milanit, nuk ka luajtur kurre praktikisht.”

“Por ka bere gjithcka qe te marre vemendjen e tifozeve keshtu. Nuk me intereson aspak cfare ben, nuk eshte e drejte sepse eshte nje njeri qe me merrte gjithmone ne telefon, per te ngrene dreka e darka me mua, e respektoja, dilnim edhe xhiro me motorr bashke.”

“Ka shkruar per mua edhe ne librin qe ka bere. Duhet te shkruante dicka sepse ndryshe ai liber do te ishte bosh. Nuk i pergjigjem, me mire keshtu.”

Inzaghi te ka dashur veren e kaluar.

“Eshte nje person shume i zoti qe kupton shume nga futbolli. Qendron shume prane skuadres. ME donte dhe insistimi i tij ka qene teper i rendesishem qe une te trasansferohesha tek Inter.”

Mbi evolucionin si lojtar.

“Une stervitem shume me goditjet e lira njesoj si Nadal stervitet per te luajtur tenis. Nuk ben dot gje ne fushe pa stervitje.”

“Mund te kesh talent, por duhet te punosh. Tani nuk perqendrohem vetem te goditjet e lira, sepse ne Itali jam permiresuar ne shume gjera. Jam bere nje lojtar me karakteristika te tjera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.