Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

E FUNDIT nga Sky – Ka ndryshuar dicka tek Interi per Lautaron: Barcelona ka frike, ja pse!

E FUNDIT nga Sky – Ka ndryshuar dicka tek Interi per Lautaron: Barcelona ka frike, ja pse!
Inter Club Staff

Dicka shume e rendesishme ka ndryshuar tek Interi per sa i perket te ardhmes se argjentinasit Lautaro Martinez. 

Ndryshimi quhet ‘Mauro Icardi’ sepse gjithcka tek Interi per Lautaron e ka ndryshuar ish-kapiteni i saj dhe shitja e tij tek Paris Saint Germain.

Kete gje tregon Sky Sport Italia vetem pak minuta me pare ku ka zbuluar te rejat e fundit per sa i perket te ardhmes se Lautaro Martinez.

“Tashme Interi nuk ka me asnje nevoje per te fituar para nga kjo merkato. Te gjitha parate e nevojshme jane fituar nga shitja e Mauro Icardit.”

“Keshtu, Marotta nuk ka asnje arsye se pse duhet te ulet ne nje tavoline me Barcelonen per te diskutuar per sulmuesin e talentuar argjentinas.”

“Por edhe nese Marotta me Ausilion do e bente kete gje, do te ulej me Barcelonen per te diskutuar per shitjen e tij (dicka qe mund te ndodhe nese Lautaro kerkon largimin), atehere Interi do te ulej ne nje pozicion te forte dhe te pa lekundur.”

“Interi do te kerkoje gjithmone pagesen e 111 milione eurove, aq sa eshte klauzola e tij. Asnje cent me pak. Kjo eshte ideja e Marottes.”

“Tani tek Barcelona kane filluar te kene frike vertete, sepse keto para nuk i kane dhe me sa duket, ai qe i ka prishur planet e tyre ka qene pikerisht nje ish-lojtar i tyre: Mauro Icardi.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.