Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

414 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan Skriniar hap zemren per te gjithe: “Une kapiten? Do te ishte nje enderr. Tani me Interin dua vetem qe te…”

Milan Skriniar hap zemren per te gjithe: “Une kapiten? Do te ishte nje enderr. Tani me Interin dua vetem qe te…”
Inter Club Staff

Milan Skriniar ka dhene nje interviste te gjate per mikrofonat e DAZN per rubriken ‘Nje kunder nje’ dhe me poshte mund te gjeni intervisten e tij te plote ne shqip.

Tani pseudonimi yt eshte Skrigno.

“Ka ndonje qe me therret ende Milan, por kane mbetur shume pak.”

Jemi te forte kete vit?

“Po, jemi nje skuader e mire.”

Mund te themi se nga ana mbrojtese ne Itali je nje nder me te fortet ne nje kunder nje?

“Nuk e din ese jam me i forti, por di te them se kur luaj kunder kundershtareve me pare shikoj video ku studioj gjuhen e trupit te tyre dhe levizjet qe ata kane.”

“Mbase kjo e ben me te lehte qe te lexosh cfare do te bejne ata. Gjithmone nese kane kualitete te tilla.”

Me Bastonin dhe De Vrij eshte mbrojtja me e forte me te cilen ke luajtur?

“Po, do te thoja po, kemi fituar edhe Scudetton. Duhet te them qe kur jam ketu eshte me e forta qe kam luajtur.”

Kush eshte dyshja me e forte per ty dhe mbrojtesi me i forte?

“Ne kete moment eshte skuadra qe ka pesuar me pak Napolo nese nuk gabohem. Do te thote se ata jane te forte deri me tani, por mendoj se mund ti kalojme. Pra, mendoj se ne jemi me te fortet.”

Me Inzaghin si gjendesh?

“Shume mire, por jo vetem une. Mendoj se te gjithe djemte po gjenden shume mire. Eshte njesoj sikur te ishte njeri prej nesh.”

“Luante deri para pak kohesh, eshte nje njeri per se mbari. Eshte pak a shume si nje shok skuadre. Gjendemi vertete shume mire me te.”

Sulmuesi me i forte qe ke markuar ne karriere?

“Si sulmues, numer 9, mund te them Lukaku. Ishte shume i veshtire per tu markuar, sa mire qe e kam pasur kunder vetem ne stervitje.”

“Din Dzeko me shqetesonte si kundershtar, eshte i madh dhe mbron mire topin. Nderkohe, si lojtare krahu ka shume. Mbase Vinicius qe eshte shume i shpejte, i veshtire shume per tu markuar.”

Mbi Bastonin?

“E quaj Gerry sepse eshte si nje gjirave. Eshte i gjate, e ka qafen e gjate dhe prandaj e therras keshtu”.

Cfare raporti keni?

“Shume te bukur, eshte vellacko im. Qe kur ka ardhur ai jemi gjendur gjithmone mire, jemi gjithmone bashke edhe ne dhome per te pare ndonje ndeshje. Jemi gjithmone bashke.”

Mbi Pinamontin?

“Eshte nje tjeter vella. Ai ka qene ketu kur erdha tek Interi dhe u beme direkt miq. Jetonte afer shtepise sime dhe une e coja ne stervitje sepse ai nuk kishte ende patente, ishte nje femije.”

“Eshte nje djalosh i mire qe e dua vertete shume. Degjohemi pothuajse cdo dite. Eshte bere i madh? Me i madh se une tani.”

Mbi Eriksen.

“E kam perjetuar shume keq ate qe i ndodhi. Jam trembur shume kur e kam pare ne fushe, nuk dinim asgje sepse ishim ne Rusi dhe komentatori fliste rusisht.”

“Pastaj kur pashe foton qe ai shihej gjalle, isha shume i lumtur. Me siguri mbetem te gjithe keq. Christian nuk mund te luaje me ne Itali por besoj se ne kete moment me i rendesishem eshte shendeti i tij, per te dhe familjen e tij. Tani qe eshte mire me gezon.”

Mendon per shiritin e kapitenit? Do te pelqente?

“Do te me pelqente sigurisht, sepse te jesh kapiten i Interit eshte dicka shume e bukur. Por nuk mendoj per kete.”

“Sipas meje, nuk eshte kapiten vetem ai qe ka shirtin ne krah, por kushdo ne fushe qe jep ndihmen e tij.”

Ylli i dyte?

“Objektivi eshte gjithmone ai dhe po punojme fort per ate. Jemi nje grup i forte dhe po e tregojme cdo dite.”

“Kemi lojtare shume te forte dhe nje staf fantastik. Gjendemi mire dhe shpresoj te vazhdojme keshtu deri ne fund.”

“Pastaj te shohim cfare do te ndodhe, por objektivi eshte ylli i dyte. E dini? Eshte nje enderr per te gjithe neve.”

Ndeshja me e mire ne karriere?

“Ndeshja e pare ne Champions League.”

Cilin vend do te doje te vizitoje?

“Nuk kam qene kurre ne Amerike. Ate.”

Idhulli yt?

“Kur isha i vogel ishte Ronaldo Fenomeni sepse luaja si sulmues ne ate kohe dhe ishte lojtari me i forte qe ishte verdalle.”

Frika jote me e madhe?

“Shendeti i familjes.”

Shoku i skuadres qe gatuan me mire?

“Sja kam idene.”

Shoku i skuadres qe te ben me shume te qeshesh?

“Jane shume. Dimarco, Cordaz, Bastoni, Barella, Brozovic, Ranocchia, jane shume. Cdo njeri prej tyre ka dicka qe ne nje moment apo ne tjetrin te shkaterron.”

Kenga qe degjon perpara ndeshjave?

“Ajo e reja e Interit. E degjojme gjithmone ne autobuz, nje kufie e vendos une dhe nje kufie Gerry. E degjojme gjthmone ne autobuz vertete.”

E beni per fat?

“Jo jo, nuk degjojme vetem kete. Por degjojme gjithmone kenge italiane dhe kjo eshte njera.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.