Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

604 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sky Sport konfirmon gjithcka: “Prisni, sepse po vjen pjesa me e bukur: tashme Zhang eshte gati edhe per…”

Sky Sport konfirmon gjithcka: “Prisni, sepse po vjen pjesa me e bukur: tashme Zhang eshte gati edhe per…”
Inter Club Staff

Me sa duket kemi lajme te rendesishme nga shtepia Inter diten e sotme dhe gjithcka normalisht varet nga ardhja e Steven Zhang ne Milano.

Presidenti zikalter e nisi gjithcka me kemben e mbare diten e merkure kur pa nga afer Interin e tij qe fitonte edhe nje tjeter trofe.

Por pertej trofeut ne fushe, Steven Zhang deshiron te fitoje nje ‘tjeter trofe’: ate te konfirmimit te drejtuesve te tij.

Ai ka kohe qe ka gjetur marreveshjen me ta dhe kjo eshte forma e falenderimit qe ka ai per punen e mire te te gjitheve.

Kete gje ka konfirmuar sot Sky Sport, e cila ka zbuluar: “Inter ka fituar Superkupen, po, por prisni sepse po vjen pjesa me e bukur.”

“Arkitektet e ketij Interi, duke filluar nga Beppe Marotta e duke kaluar te Piero Ausilio dhe te krahu i tij i djathte Dario Baccin, do te marrin nje rinovim keto dite.”

“Nuk do te jete nje rinovim per dy vite por nje rinovim per tre vite: kontratat qe jane ne skadence ne 2022 do te shtyhen deri ne 2025.”

“Nje sinjal shume i forte ky dhe gjithcka pritet te behet zyrytare ne javen e ardhshme, ku do te kete edhe nje takim formal. Nje super lajm ky per te gjithe Interin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.