Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

553 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Hakimi, cfare trishtimi: “Lojtarin nuk e harron aspak klubin zikalter. I dergon dy zemra zikalter nje…”

Hakimi, cfare trishtimi: “Lojtarin nuk e harron aspak klubin zikalter. I dergon dy zemra zikalter nje…”
Inter Club Staff

Achraf Hakimi ka mbetur ne zemren e cdo tifozi te Interit per gjithcka cfare dha me ngjyrat e Interit por edhe per menyren e largimit.

Ai ishte sakrifica e pare e Interit ne veren qe lam pas per shkak te problemeve financiare dhe te shumte jane ata qe besojne se ai do te ishte ende tek Interi nese Lukaku do te kishte kerkuar te largohej me heret.

Por tashme gjerat shkuan keshtu dhe Achraf ka mbetur nje nga pengjet me te medha te skuadres zikalter ne vitete e fundit.

Nderkohe, ai here pas here e tregon me gjeste te vogla se ka mbetur shume i lidhur me Interin edhe pse ka qendruar vetem nje sezon.

Nuk eshte here e pare qe lojtari dergon sinjale neper rrjete sociale dhe nje i tille ka ardhur edhe diten e ditelindjes se tij.

Lojtari i ka kthyer nje pergjigje nje tifozi te Interit qe i ka shkruar “je lojtari me i forte qe ka kaluar tek Interi ne vitete e fundit”.

Achraf ka bere share kete shkrim te tifozit bashke me fotot qe ai kishte bashkelidhur dhe i ka bere reply me dy zemra zikalter.

Jane gjera te vogla por qe te bejne te kuptosh se si lojtari ka mbetur ende i lidhur me tifozet e Interit dhe vete klubin zikalter. Ku i dihet, ne nje te ardhme ndoshta ai mund te rikthehet… Dyert do te jene gjithmone te hapura per nje si te!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.